Skuadra e Bristol Cityt është duke luajtur miqësore ndaj Newcastle Untiedit.
Bristol është duke fituar 2:0 ndaj ekipit nga Premier League.
Golin e dytë e shënoi lojtari shqiptar, Lorent Tolaj.
Tolaj shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 29’të, duke treguar formën e jashtëzakonshme.
Kujtojmë që ky është goli i tretë në tre miqësore të zhvilluara deri tani me skuadrën e tij të re.













