Sara Hoxha është dënuar me gjobë nga policia rrugore gjatë kohës që ishte duke drejtuar makinën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram Story, ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga brendësia e automjetit.
Në imazhin e publikuar shihet ekrani i makinës, ku në ato momente Sara po dëgjonte këngën më të re të Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”.
“Mora gjobë për këtë foton. Totalisht e merituar. Nuk fola fare”, ka shkruar Sara mbi fotografi.
Shkak për këtë penalizim ka qenë pikërisht përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, pasi ajo e kishte përdorur pajisjen për të realizuar fotografinë.
Megjithatë, Sara e ka pranuar masën administrative me sportivitet, duke mos e kundërshtuar vendimin e zyrtarëve policorë.













