Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

30/07/2026 - 14:54
në Lajme
A A
Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar ish-drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, si dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të hetimeve për vrasjet në kafenenë “Panda” në Kosovë në vitin 1998.

Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, më 27 korrik kërkoi reagimin e Kryeprokurorit Publik, duke theksuar se Prokuroria për Krimin e Organizuar prej më shumë se tre vjetësh nuk i është përgjigjur propozimit të tij për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë Stanishiqin, Simatoviqin dhe Vuçiqin, lidhur me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime për të verifikuar nëse personat e propozuar posedojnë njohuri që do t’i bënin dëshmitarë të besueshëm në hetim.

“Për këtë qëllim, në disa raste i kemi kërkuar BIA-s të zhvillojë biseda me personat e përmendur lidhur me rrethanat që janë të rëndësishme për hetimin. Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje ndaj këtyre kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas saj, hapat e mëtejshëm do të varen nga raporti që pritet të dorëzohet nga BIA.

Avokati Niniq ka sqaruar se marrja në pyetje e Stanishiqit dhe Simatoviqit është propozuar për të verifikuar dëshmitë indirekte të një dëshmitari, të cilat lidhen me Simatoviqin dhe dijeninë e tij të mundshme për ngjarjen në kafenenë “Panda” në Pejë.

Ndërkaq, dëshmia e Vuçiqit është kërkuar pasi ai ka deklaruar disa herë publikisht se ekzistojnë informacione të caktuara për vrasjet në “Panda”.

Në vitin 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, Vuçiq deklaroi se nuk kishte prova se krimin e kishin kryer shqiptarët dhe se opinioni publik në Serbi do të përballej me “të vërteta të tmerrshme” lidhur me këtë rast.

Sipas Niniqit, marrja në pyetje e Vuçiqit është propozuar duke pasur parasysh funksionet e tij shtetërore, veçanërisht detyrën si shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, të cilën e ka ushtruar që nga viti 2013, duke pasur kështu qasje në informacione tepër të ndjeshme nga sektori i sigurisë.

Në të njëjtën kërkesë drejtuar Kryeprokurorit Publik, Niniq kërkoi gjithashtu që Prokuroria të verifikojë pretendimet se Radomir Boban Baqoviq është autori i drejtpërdrejtë i masakrës.

Këto pretendime u publikuan më 18 korrik në një video në rrjetin social Telegram nga Milosh Medenica, një shtetas malazez në arrati, i cili deklaroi se Baqoviqi “njihet që nga vitet ’90 si person që ka punuar për Shërbimin e atëhershëm të Sigurimit të Shtetit”.

Prokuroria i tha REL-it se Baqoviqi nuk është marrë kurrë në pyetje në asnjë cilësi në lidhje me rastin “Panda”, pasi deri më tani askush nuk e ka përmendur si dëshmitar të besueshëm në hetim.

Ajo shtoi se nuk kundërshton kërkesën e avokatit të familjeve të viktimave për një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së saj në këtë rast, hetimet për të cilin kanë nisur në vitin 2016 dhe ende vazhdojnë.

“Procedura nuk ka përfunduar sepse deri më tani nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e bazuar se kush janë autorët e krimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria deklaroi se është e gatshme t’i dorëzojë Prokurorisë Supreme Publike një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë hetimit.

Pesë nxënës të shkollës së mesme – Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq – si dhe studentja Ivana Radoviq u vranë më 14 dhjetor 1998, kur dy persona të maskuar hynë në kafenenë “Panda” në Pejë dhe hapën zjarr.

Vrasjet ndodhën në një periudhë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin shumë të larta dhe lufta ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte nisur.

Po atë ditë, në një pritë të forcave serbe u vranë disa pjesëtarë të UÇK-së, teksa transportonin armë nga Shqipëria.

Masakra në kafenenë “Panda” u konsiderua në atë kohë si një akt hakmarrjeje, gjë që çoi në arrestimin e disa shqiptarëve në Pejë.

Të gjithë të arrestuarit u liruan një vit më vonë nga Gjykata në Beograd për shkak të mungesës së provave.

JU REKOMANDOJMË

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
30/07/2026 - 15:47

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në platformën sociale ‘’X’’, është deklaruar rreth gërmimeve që po bëhen në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut, mbi...

Më shumëDetails

Ftesat e Abdixhikut “zbulojnë” vendin ku do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK

Ftesat e Abdixhikut “zbulojnë” vendin ku do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK
30/07/2026 - 15:23

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun nga pozita e kryetarit apo do ta konfirmojë atë në krye të partisë. Delegatët...

Më shumëDetails

Pandeli Majko: Serbia mori më shumë se një konsullatë në Shkodër, krahasimi me Bujanocin më shumë se ironi

Pandeli Majko: Serbia mori më shumë se një konsullatë në Shkodër, krahasimi me Bujanocin më shumë se ironi
30/07/2026 - 15:21

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, janë pajtuar që Serbia të hapë konsullatë në Shkodër, ndërsa Shqipëria...

Më shumëDetails

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha
30/07/2026 - 15:11

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së...

Më shumëDetails

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht
30/07/2026 - 15:06

Dogana e Kosovës, ka zbuluar rreth 13 mijë euro të padeklaruara, në pikën kufitare në Bërnjak. Në njoftimin e Doganës, shtohet se, shtetasi i huaj, gjatë hyrjes në...

Më shumëDetails

Liderët evropianë: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e hapësirës ajrore të BE-së

Liderët evropianë: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e hapësirës ajrore të BE-së
30/07/2026 - 14:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas rrëzimit të një rakete ruse në territorin e Polonisë, gjatë sulmeve të mbrëmshme në Ukrainë. Von der...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë