Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

30/07/2026 - 14:54
në Lajme
A A
Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar ish-drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, si dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të hetimeve për vrasjet në kafenenë “Panda” në Kosovë në vitin 1998.

Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, më 27 korrik kërkoi reagimin e Kryeprokurorit Publik, duke theksuar se Prokuroria për Krimin e Organizuar prej më shumë se tre vjetësh nuk i është përgjigjur propozimit të tij për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë Stanishiqin, Simatoviqin dhe Vuçiqin, lidhur me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime për të verifikuar nëse personat e propozuar posedojnë njohuri që do t’i bënin dëshmitarë të besueshëm në hetim.

“Për këtë qëllim, në disa raste i kemi kërkuar BIA-s të zhvillojë biseda me personat e përmendur lidhur me rrethanat që janë të rëndësishme për hetimin. Megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje ndaj këtyre kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas saj, hapat e mëtejshëm do të varen nga raporti që pritet të dorëzohet nga BIA.

Avokati Niniq ka sqaruar se marrja në pyetje e Stanishiqit dhe Simatoviqit është propozuar për të verifikuar dëshmitë indirekte të një dëshmitari, të cilat lidhen me Simatoviqin dhe dijeninë e tij të mundshme për ngjarjen në kafenenë “Panda” në Pejë.

Ndërkaq, dëshmia e Vuçiqit është kërkuar pasi ai ka deklaruar disa herë publikisht se ekzistojnë informacione të caktuara për vrasjet në “Panda”.

Në vitin 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, Vuçiq deklaroi se nuk kishte prova se krimin e kishin kryer shqiptarët dhe se opinioni publik në Serbi do të përballej me “të vërteta të tmerrshme” lidhur me këtë rast.

Sipas Niniqit, marrja në pyetje e Vuçiqit është propozuar duke pasur parasysh funksionet e tij shtetërore, veçanërisht detyrën si shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, të cilën e ka ushtruar që nga viti 2013, duke pasur kështu qasje në informacione tepër të ndjeshme nga sektori i sigurisë.

Në të njëjtën kërkesë drejtuar Kryeprokurorit Publik, Niniq kërkoi gjithashtu që Prokuroria të verifikojë pretendimet se Radomir Boban Baqoviq është autori i drejtpërdrejtë i masakrës.

Këto pretendime u publikuan më 18 korrik në një video në rrjetin social Telegram nga Milosh Medenica, një shtetas malazez në arrati, i cili deklaroi se Baqoviqi “njihet që nga vitet ’90 si person që ka punuar për Shërbimin e atëhershëm të Sigurimit të Shtetit”.

Prokuroria i tha REL-it se Baqoviqi nuk është marrë kurrë në pyetje në asnjë cilësi në lidhje me rastin “Panda”, pasi deri më tani askush nuk e ka përmendur si dëshmitar të besueshëm në hetim.

Ajo shtoi se nuk kundërshton kërkesën e avokatit të familjeve të viktimave për një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së saj në këtë rast, hetimet për të cilin kanë nisur në vitin 2016 dhe ende vazhdojnë.

“Procedura nuk ka përfunduar sepse deri më tani nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e bazuar se kush janë autorët e krimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria deklaroi se është e gatshme t’i dorëzojë Prokurorisë Supreme Publike një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë hetimit.

Pesë nxënës të shkollës së mesme – Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq – si dhe studentja Ivana Radoviq u vranë më 14 dhjetor 1998, kur dy persona të maskuar hynë në kafenenë “Panda” në Pejë dhe hapën zjarr.

Vrasjet ndodhën në një periudhë kur tensionet ndëretnike në Kosovë ishin shumë të larta dhe lufta ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte nisur.

Po atë ditë, në një pritë të forcave serbe u vranë disa pjesëtarë të UÇK-së, teksa transportonin armë nga Shqipëria.

Masakra në kafenenë “Panda” u konsiderua në atë kohë si një akt hakmarrjeje, gjë që çoi në arrestimin e disa shqiptarëve në Pejë.

Të gjithë të arrestuarit u liruan një vit më vonë nga Gjykata në Beograd për shkak të mungesës së provave.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë