Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka përditësuar të dhënat sa i përket situatë në pikat kufitare në vend.
Siç njofton QKMK, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin më shumë se dy orë. Mbi 2 orë pritje ka tek Dheu i Bardhë, dy orë ka po ashtu tek pika kufitare në Muçibabë, në Merdarë 80 minuta, ndërsa në pikat tjera nuk janë më shumë se 25 minuta, përcjell Gazeta Express.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe për pritjet për të dalë nga vendi. Sa i përket këtyre të fundit, ato nuk zgjasin më shumë se 30 minuta, ku pritje të tilla janë te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Han të Elezit 25 minuta.













