Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!

10/08/2026 - 15:19
në Sport
A A
Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Evropa vazhdon të jetë shtëpia e futbollit më konkurrues në botë, por paradoksalisht, asnjë prej pesë golashënuesve më të mirë aktivë në historinë e futbollit nuk luan në një ligë evropiane.

Shumica e futbollistëve më të mëdhenj vazhdojnë të luajnë në ligat evropiane, të cilat mbeten më të ndjekurat në botë.

Megjithatë, vitet e fundit gjithnjë e më shumë legjenda të futbollit kanë zgjedhur ta mbyllin karrierën e tyre larg Evropës.

Dhe statistikat e fundit janë dëshmia më e qartë e këtij fenomeni, shkruan “Goal”.

Ronaldo e kryeson listën

Cristiano Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet zyrtare, pasi e ka kaluar Josef Bican.

Superylli portugez tashmë është në ndjekje të shifrës së jashtëzakonshme prej 1000 golash.

Ai i ka arritur në 976 gola, ndërsa prej janarit të vitit 2022 luan në Arabinë Saudite me Al-Nassr.

Ronaldo është shembulli më i madh i një ylli që ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës, duke e kthyer edhe ligën saudite në një destinacion për emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Messi gjithashtu jashtë Evropës

Në vendin e dytë të listës së golashënuesve të të gjitha kohërave ndodhet Lionel Messi.

Argjentinasi i ka realizuar 921 gola, me dy golat e tij të fundit të shënuar ndaj Atletico San Luis në Leagues Cup.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë nuk luan më në Evropë. Messi iu bashkua Inter Miamit në vitin 2023 dhe e vazhdon karrierën në Major League Soccer.

Kështu, dy rivalët më të mëdhenj të gjeneratës së fundit, Ronaldo dhe Messi, tani luajnë në dy kontinente të ndryshme, larg futbollit elitar evropian.

Edhe Lewandowski u largua nga Barcelona

Në vendin e tretë mes golashënuesve aktivë ndodhet Robert Lewandowski, me 721 gola.

Sulmuesi polak e ka lënë Barcelonën dhe tashmë ka nisur të shënojë edhe për ekipin e tij të ri, Chicago Fire, në MLS.

Pra, edhe njëri tjetër prej golashënuesve më produktivë të futbollit modern ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës.

Suarez dhe Benzema e plotësojnë pesëshen

Luis Suarez, bashkëlojtar i Messit te Inter Miami, ndodhet gjithashtu në mesin e golashënuesve më të mirë aktivë.

Uruguaiani i ka realizuar 610 gola gjatë një karriere që tashmë zgjat më shumë se dy dekada.

Pesëshen e parë e plotëson Karim Benzema. Francezi ka luajtur në Arabinë Saudite që nga vera e vitit 2023 dhe aktualisht është pjesë e Al-Hilal.

Benzema i ka shënuar 523 gola në 993 ndeshje.

Kane, i vetmi që e mban Evropën në listë

Pas Benzemas vjen Harry Kane, vetëm një gol larg francezit.

Sulmuesi anglez është i vetmi futbollist në këtë listë që vazhdon të luajë në Evropë, te Bayern Munich.

Kjo statistikë e tregon më qartë se kurrë ndryshimin e hartës së futbollit botëror.

Dikur ligat evropiane i grumbullonin pothuajse të gjithë yjet dhe golashënuesit më të mëdhenj, ndërsa sot Arabia Saudite dhe Amerika po bëhen destinacione të rëndësishme për legjendat e futbollit.

Ronaldo, Messi, Benzema, Suarez dhe tani edhe Lewandowski janë shembujt më të mëdhenj të këtij fenomeni të paprecedentë. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Real Madrid zbulon numrat e rinj të fanellave për sezonin 2026/27

Real Madrid zbulon numrat e rinj të fanellave për sezonin 2026/27
10/08/2026 - 12:54

Real Madridi ka zbuluar numrat që do të mbajnë disa prej përforcimeve të reja për sezonin 2026/27, duke i dhënë formë skuadrës së re për edicionin e ardhshëm....

Më shumëDetails

Gjest fantastik në derbin argjentinas, mbahet një minut heshtje për babain e Lionel Messit

Gjest fantastik në derbin argjentinas, mbahet një minut heshtje për babain e Lionel Messit
10/08/2026 - 12:52

Në ndeshjen derbi mes San Lorenzo dhe Huracan është mbajtur një minut heshtje për vdekjen e Jorge Messit, babait të Lionel Messit. Jorge ndërroi jetë dje pas një...

Më shumëDetails

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës
10/08/2026 - 12:51

Tre lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës, java e tretë! Donat Rrudhani shënoi sërish gol për Sionin dhe kështu është vlerësuar me...

Më shumëDetails

“Udhëheqja në futboll nuk është pronë private”, UEFA, AFC dhe CONCACAF kundër Infantinos

FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos
10/08/2026 - 12:49

UEFA, AFC dhe CONCACAF e kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me zhvillimet e fundit rreth FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino. Në deklaratë, tri...

Më shumëDetails

Messi kthehet në Rosario të Argjentinës me zemër të thyer pas humbjes së babait

Messi kthehet në Rosario të Argjentinës me zemër të thyer pas humbjes së babait
09/08/2026 - 11:47

Lionel Messi po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e tij, pasi babai i tij, Jorge Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare pas problemeve...

Më shumëDetails

FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos

FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos
09/08/2026 - 11:46

FIFA ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të fundit për presidentin e saj, Gianni Infantino, duke i cilësuar ato si pjesë e një “përpjekjeje të koordinuar dhe të vazhdueshme”...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë