Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

12/08/2026 - 09:52
në Lajme
A A
“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

Image ref 75987086. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, të cilën e ka cilësuar si “bisedën më të keqe” që Mojsilloviqi ka pasur me të deri më tani.

Ai i bëri këto komente kur u pyet nëse kishte biseduar me gjeneralin Mojsilloviq pas takimit të tij me komandantin e KFOR-it. Vuçiqi kishte njoftuar të hënën se Mojsilloviqi do të diskutonte me Ulutashin për vendimin e KFOR-it për të reduktuar praninë e përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Mojsilloviqi ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, me komandantin Ulutash, një turk, i cili tha: ‘Nuk ka problem, Policia e ashtuquajtur e Kosovës do të punojë së bashku me ne…’. Vërtet, nuk ka problem? Mirë, tani e kuptojmë pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999. E kuptojmë gjithçka dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, nga kjo bisedë, Serbia tashmë e di “me kë ka të bëjë”.

“Thjesht ndaloni së pretenduari se jeni aty për ndonjë lloj dialogu apo për çfarëdo tjetër, sepse nuk jeni në favor të dialogut”, shtoi presidenti serb, raporton RTRS.

Vuçiq komentoi edhe reagimet e Komisionit Evropian lidhur me deklaratat e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

“Gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, që ata ta përmbushnin atë obligim. Ata nuk e përmbushën dhe as që u shkon mendja ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon mendja ta bëjnë. Ndërkohë, ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse dëshironi ta largoni dhe dëboni Serbinë nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.

Të hënën, KFOR-i njoftoi se ka nisur procesin gradual të tërheqjes së pranisë së përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Aty tash shihen edhe automjete të Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Vetëvendosje po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3
12/08/2026 - 10:52

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me ditën e pestë të bllokadës së Kuvendit, duke e cilësuar si të papërgjegjshme situatën e krijuar. Ramadani...

Më shumëDetails

Dehari thotë se e thirr seancën në “momentin e parë që kemi sinjale” për marrëveshje për formim të të gjitha institucioneve

Dehari thotë se e thirr seancën në “momentin e parë që kemi sinjale” për marrëveshje për formim të të gjitha institucioneve
12/08/2026 - 10:46

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, tha se e thërret vazhdimin e seancës në “momentin e parë” kur ka “sinjale” për marrëveshje që siguron formimin...

Më shumëDetails

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit për afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit

AVONET dhe 13 organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas detyrës zyrtare, lidhur me zbatimin e Aktgjykimit  për afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit
12/08/2026 - 10:43

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET dhe 13 juta rhanizata të tjera joqeveritare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve sipas...

Më shumëDetails

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën
12/08/2026 - 10:28

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka njoftuar se në ora 11:00 do të jenë në Kuvend dhe do të përdorin çdo mjet mjet institucional e juridik për ta...

Më shumëDetails

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë
12/08/2026 - 10:14

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një...

Më shumëDetails

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin
12/08/2026 - 10:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit do të thirret në momentin kur të arrihet marrëveshje politike për presidentin. Rrustemi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë