Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari

13/08/2026 - 12:55
në Lajme
A A
Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për zhvendosjen e rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve negative nga Kosova dhe Evropa.

Kësaj here, Vuçiqi ka sjellë në argumentimin e tij edhe Novi Pazarin, duke pretenduar se Komuna e këtij qyteti dhe disa organizata nga atje e kishin kërkuar një ndërhyrje të tillë në të kaluarën, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit.

Gjatë një vizite në juglindje të Serbisë, Vuçiqi tha se për këtë çështje kishte ekzistuar edhe dokumentacion paraprak dhe njoftoi se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me projektin.

“Dikur këtë e kërkonte Komuna e Novi Pazarit dhe disa organizata nga ai qytet”, pretendoi Vuçiqi, duke iu përgjigjur reagimeve ndaj paralajmërimit të tij për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit.

Ai nuk dha detaje konkrete se si do të realizohej projekti, por këmbënguli se kundërshtimet ndaj tij, sipas tij, burojnë nga ideja se Serbia po synon të veprojë kundër dikujt.

Ndërkohë, deklarata e Vuçiqit për devijimin e Ibrit ka nxitur reagime të shumta, pasi lumi përshkon edhe territorin e Kosovës dhe ka rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe burimet ujore në vend.

Për çështjen e Ibrit, presidenti serb njoftoi se grupi ekspertësh pritet të nisë punën javën e ardhshme. /N1

JU REKOMANDOJMË

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
13/08/2026 - 14:55

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni është deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie. Ai tha se LDK përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë...

Më shumëDetails

I arrestuari për spiunazh ishte emëruar anëtar në Këshillin Konsultativ për Komunitete nga ish-presidentja Osmani

I arrestuari për spiunazh ishte emëruar anëtar në Këshillin Konsultativ për Komunitete nga ish-presidentja Osmani
13/08/2026 - 14:42

Fehim Sali është arrestuar të enjten nën dyshimin për spiunazh pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Sali dyshohet se për një periudhë...

Më shumëDetails

Zemaj: Prokuroria duhet me bë punën e vet edhe hetuesia me pa ku janë shkeljet ligjore

Zemaj: Prokuroria duhet me bë punën e vet edhe hetuesia me pa ku janë shkeljet ligjore
13/08/2026 - 14:39

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie do të diskutojë sot për zhvillimet e fundit politike dhe hapat që do...

Më shumëDetails

Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?
13/08/2026 - 14:11

Një person me inicialet F. S. është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”. Me vendim...

Më shumëDetails

Tahiri: Prokuroria të veprojë, po shkelen normat juridike në Kosovë

Tahiri: Prokuroria të veprojë, po shkelen normat juridike në Kosovë
13/08/2026 - 14:05

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se institucionet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë, duhet të veprojnë për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës. Tahiri tha se Kuvendi është...

Më shumëDetails

Lushaku: Dje ishim në Kuvend, por s’duam që të shkojmë drejt përçarjes qytetare dhe konfliktit

Lushaku: Kurti po prodhon kriza për të qeverisur i pambikëqyrur, tipike autoritare
13/08/2026 - 14:03

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se kanë qenë në Kuvend të mërkurën, mirëpo si parti nuk kanë dashur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë