Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari

13/08/2026 - 12:55
në Lajme
A A
Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për zhvendosjen e rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve negative nga Kosova dhe Evropa.

Kësaj here, Vuçiqi ka sjellë në argumentimin e tij edhe Novi Pazarin, duke pretenduar se Komuna e këtij qyteti dhe disa organizata nga atje e kishin kërkuar një ndërhyrje të tillë në të kaluarën, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit.

Gjatë një vizite në juglindje të Serbisë, Vuçiqi tha se për këtë çështje kishte ekzistuar edhe dokumentacion paraprak dhe njoftoi se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me projektin.

“Dikur këtë e kërkonte Komuna e Novi Pazarit dhe disa organizata nga ai qytet”, pretendoi Vuçiqi, duke iu përgjigjur reagimeve ndaj paralajmërimit të tij për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit.

Ai nuk dha detaje konkrete se si do të realizohej projekti, por këmbënguli se kundërshtimet ndaj tij, sipas tij, burojnë nga ideja se Serbia po synon të veprojë kundër dikujt.

Ndërkohë, deklarata e Vuçiqit për devijimin e Ibrit ka nxitur reagime të shumta, pasi lumi përshkon edhe territorin e Kosovës dhe ka rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe burimet ujore në vend.

Për çështjen e Ibrit, presidenti serb njoftoi se grupi ekspertësh pritet të nisë punën javën e ardhshme. /N1

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit
13/08/2026 - 13:39

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është mbledhje e zakonshme, raporton Ekonomia Online. “Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për...

Më shumëDetails

Ushtarët amerikanë largohen nga Iraku

Ushtarët amerikanë largohen nga Iraku
13/08/2026 - 13:33

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga Iraku deri më 30 shtator, duke i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane që filloi me pushtimin...

Më shumëDetails

Mehmeti-Selimi: Ata që sot flasin për bllokadën, më 2014 e quanin gjashtë muajt ‘dialog politik’

Pas letrës së Kurtit, reagon deputetja e VV-së: Tani është radha e LDK-së të zgjedhë – refuzim klasik apo bashkëpunim
13/08/2026 - 13:12

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka rikujtuar ngërçin politik të vitit 2014, duke e krahasuar atë me diskutimet aktuale për bllokadën institucionale. Mehmeti-Selimi ka theksuar se pas...

Më shumëDetails

Grupi parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media, mbahet në Kuvend nga ora 13:30

Grupi parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media, mbahet në Kuvend nga ora 13:30
13/08/2026 - 13:07

Aleanca do të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 13:30. Në komunikatë bëhet e ditur se, konferenca do zhvillohet në hollin e Kuvendit. ‘’Të nderuara media,...

Më shumëDetails

Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër

Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër
13/08/2026 - 12:27

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se, kryesuesit të seancës, Avni Deharit, i ka kërkuar takim ‘’ lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës’’, e...

Më shumëDetails

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro
13/08/2026 - 12:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave pas përfundimit të hetimeve për zjarrvënien në diskotekën ‘’Gate Club’’ dhe për një tjetër incident hakmarrjeje. Përmes kësaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë