Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Haziraj

16/08/2026 - 12:45
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Haziraj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 7 gusht 2026 në fshatin Orroberd, Komuna e Istogut, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Kanosja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimit të bazuar, “më 7 gusht 2026, rreth orës 20:40, në fshatin Orroberd, Komuna e Istogut, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit D.H., ka pasur një përleshje fizike, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në kofshën e majtë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën. Pas incidentit, i pandehuri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë, përfshirë pushkën e gjuetisë së modifikuar me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe një armë të shkurtër (revole), për të cilat nuk rezulton të ketë qenë i pajisur me leje përkatëse nga organet kompetente”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, “më 8 gusht 2026, rreth orës 20:53, i pandehuri dyshohet se, përmes rrjeteve sociale, ka bërë një publikim me përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë, duke i kanosur seriozisht me dëmtim përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese”, theksohet tutje.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, “ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për kërkimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtën ia ka paraqitur Gjykatës kompetente për vendosje”.

JU REKOMANDOJMË

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës
16/08/2026 - 13:25

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi gjeti dyert e...

Më shumëDetails

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
16/08/2026 - 13:15

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë, në rrugën “Wesley Clark”. Një person ka qenë cak i sulmit, por që ende nuk dihen arsyet e...

Më shumëDetails

“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë

“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
16/08/2026 - 12:59

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu tha se “pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”. Konstituimi i Kuvendit është lehtësisht...

Më shumëDetails

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
16/08/2026 - 11:54

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar sot se bllokimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk është më vetëm një krizë...

Më shumëDetails

Shoferin e zuri gjumi? 12 persona humbin jetën në aksidentin me autobus në Hungari

Shoferin e zuri gjumi? 12 persona humbin jetën në aksidentin me autobus në Hungari
16/08/2026 - 11:34

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident tragjik në Hungari. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të së...

Më shumëDetails

Çitaku: Dyert e mbyllura të Kuvendit tregojnë se Republika po mbahet peng

Çitaku: Dyert e mbyllura të Kuvendit tregojnë se Republika po mbahet peng
16/08/2026 - 11:21

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të papranueshme mbylljen e dyerve për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë