Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë

16/08/2026 - 18:12
në Lajme
A A
Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje në Istog ka përfunduar në Polici, ku një 27-vjeçare ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë në familje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.Sh. rreth 28-vjeçare, ndërsa si i dyshuar në këtë rast është intervistuar vjehrri i saj, M.J. rreth 30-vjeçar.

Rasti ka ndodhur më 15 gusht, rreth orës 12:00, ndërsa pas informatës së pranuar për dhunë në familje, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe palët janë shoqëruar në stacion për intervistim.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, A.Sh. është intervistuar nga hetuesi për dhunë në familje, në praninë e punëtores së Qendrës për Punë Sociale.

Ajo ka deklaruar se mes saj dhe vjehrrit kishte nisur një fjalosje pasi bashkëshorti i saj ka një fëmijë tetëvjeçar nga martesa e parë, i cili do të vinte në familje. Për shkak të kësaj situate, ajo kishte vendosur të largohej dhe të shkonte te familja e saj.

I dyshuari M.J. ka mohuar se kishte tentuar ta godiste nusen. Sipas deklarimit të tij, ai vetëm i kishte thënë se mund të shkonte te familja e saj, por se nuk mund ta merrte me vete djalin tremuajsh.

Edhe dëshmitari i rastit, H.J. rreth 33-vjeçar, ka deklaruar se i dyshuari nuk kishte tentuar ta godiste A.Sh., por ishte ngritur në këmbë i mllefosur dhe i kishte thënë të shkonte ku të dëshironte.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa M.J. është liruar në procedurë të rregullt.

A.Sh., me dëshirën e saj, është dërguar te familja e saj në fshatin e lindjes.

JU REKOMANDOJMË

Skandal nga “Riga Pharm” e Arta Zeqirit: Punonte pa farmacist, shiste Ozempic e antibiotik pa receta mjekësore, gjobitet nga Inspektorati

Skandal nga “Riga Pharm” e Arta Zeqirit: Punonte pa farmacist, shiste Ozempic e antibiotik pa receta mjekësore, gjobitet nga Inspektorati
29/11/2026 - 17:58

Një ankesë e datës 25 gusht 2026 aktivizoi Inspektoratin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë që të realizojë inspektim në barnatorën “Riga Pharm 12” në Ferizaj ku u gjetën...

Më shumëDetails

Kurti: Familjet me asistencë sociale mund të aplikojnë për kuponë të çerdheve

Xhaferi: Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve
29/11/2026 - 17:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se programi i kuponëve për çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale, do të vazhdojë edhe gjatë...

Më shumëDetails

Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)
29/11/2026 - 17:02

Në marketet e Durmartit, kamerat nuk ishin të vendosura vetëm për të përcjellë lëvizjet e njerëzve. Ato shkonin edhe më tej, duke regjistruar bisedat e tyre. Pra, nuk...

Më shumëDetails

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C
29/11/2026 - 16:22

Prishtina pritet të përballet me temperatura tejet të ulëta në ditët e para të dhjetorit, ndërsa termometri mund të zbresë deri në -21 gradë Celsius gjatë natës mes...

Më shumëDetails

Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?

Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?
29/11/2026 - 15:53

Një plan i dyshuar për vrasjen e një 36-vjeçari në Prishtinë është parandaluar pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Agjencisë...

Më shumëDetails

Deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome para Kryeministrisë në Tiranë

Deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome para Kryeministrisë në Tiranë
29/11/2026 - 15:51

Deputeti i Partisë Demokratike nga Shkodra, Kliti Hoti ka mbetur i lënduar pasi policia e ka qëlluar me plumb gome. Në momentin e goditjes, ai është rrëzuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

    Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë