Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

16/08/2026 - 19:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private kemi hasur në një rast të veçantë. Kjo pasi që nuk publik nuk paraqitet as si klinikë, as qendër estetike apo me ndonjë përkufizim tjetër. Ka edhe uebfaqe, por aty nuk e ka kategorinë që e shpjegon aktivitetin, por vetëm tregohen shërbimet të cilat i kryen. Në tentativë për ta lënë në mjegull profilizimin e aktivitetit, ka bërë një ‘gabim’, i cili e kthjell mjegullën e hedhur në rrjete sociale, pasi që në ARBK si aktivitet kryesor ka deklaruar aktivitetet e mjekësisë së specializuar. Fjala është “RINU” Sh.P.K. të Shkurte Musa.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “RINU” Sh.P.K. me Shkurte Musa është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Madje, me vendimin e datës 22 janar 2026, Inspektorati Shëndetësor i kishte ndaluar ofrimin e shërbimeve jo shëndetësore dhe shëndetësore brenda këtij institucioni deri në lejim nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Por kjo ndalesë nuk i kishte bërë përshtypje qendrës estetike “RINU” të Shkurte Musës, pasi që menjëherë kishte vazhduar veprimtarinë e saj, sikur vendimi i inspektorëve të ishte një letër e pavlerë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor që e ka siguruar Veriu.info, thuhet se gjatë inspektimit është hasur në një masazhere filipinase, e cila nuk është e lajmëruar si staf në DLA – MSh-së.

Inspektorët kanë konstatuar se “RINU” Sh.P.K. ka ofruar shërbime për Fizioterapi, masazh relaksues, kuping terapi – hixhama, drenazh Limfatike, tretmanë për celulit, shërbime këto të cilat nuk i kishte të lajmëruara në DLA – MSh-së. Po ashtu, për këto shërbime është konstatuar se nuk kishte staf adekuat

Në “RINU” është konstatuar se në mënyrë të kundërligjshme ofroheshin shërbime për: depilimin të qimeve me laser, tretmane të fytyrës me B.T.L., tretmane të trupit me pajisje Lutronic, ku edhe këto shërbime nuk ishin të lajmëruara në DLA – MSh-së dhe për të cilin nuk kishte staf adekuat.

“Nga sa u tha më lart se Inspektorati Shëndetësor në kohën e inspektimit ka konstatuar që ofrohen shërbime jo shëndetësore brenda hapësirave të këtij institucioni dhe shërbime shëndetësore të palejuara nga DLA – MSh-së, si dhe pa staf adekuat dhe staf të palajmëruar në DLA – MSh-së”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor për “RINU” të siguruar nga Veriu.info.

Për shkak të këtyre shkeljeve të shumta, Inspektorati Shëndetësor i kishte ndaluar ofrimin e shërbimeve jo shëndetësore brenda këtij institucioni dhe shërbimeve shëndetësore deri në lejimin nga DLA – MSh, si dhe deri në plotësim të stafit dhe lejim nga DLA – MSh.

Mirëpo, siç shihet nga publikimet në rrjete sociale, “RINU” kishte vazhduar aktivitetin e vet edhe pas ndalesës, duke mos i bërë përshtypje ky vendim i Inspektoratit Shëndetësor.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arsyeja që ka vazhduar aktivitetin “RINU” edhe përkundër ndalimit nga Inspektorati Shëndetësor, është mbështetja nga një familjar i saj, që është njëri prej biznesmenëve më me ndikim në Kosovë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “RINU” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Ndryshe, Shkrute Musa në një video të publikuar me rastin e vizitës në “RINU” të Londrimit të BBVK, i kishte thënë se “RINU” është klinikë.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/08/InShot_20260816_191813021.mp4

LEXONI EDHE:

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

 

Tags: RINUShkurte Musa

JU REKOMANDOJMË

Hamza pret lirimin e ish-krerëve të UÇK’së: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm

Hamza pret lirimin e ish-krerëve të UÇK’së: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm
16/08/2026 - 20:19

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, datë që, sipas tij, shënon fundin e procesit gjashtëvjeçar ndaj Hashim...

Më shumëDetails

Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të huaj për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të huaj për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
16/08/2026 - 20:17

Dy shtetas të huaj janë ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike. Policia e Kosovës ka njoftuar përmes...

Më shumëDetails

Nesër dhe të premten deri në 34 gradë, çfarë moti na pret javën e ardhshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
16/08/2026 - 20:07

Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat do të lëvizin...

Më shumëDetails

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”
16/08/2026 - 19:59

Deputeti i PDK-së dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe Halil Geci, babai i ish-deputetit të Guxo-s, Fatos Geci, janë përplasur publikisht pas një...

Më shumëDetails

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
16/08/2026 - 18:50

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë. Rasti është bërë i diturnga Policia e Kosovës. Policia njoftoi se kanë dalë në vendin e ngjarjes së...

Më shumëDetails

Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë

Përplasje në familje në Istog për fëmijën nga martesa e parë – nusja denoncon vjehrrin për dhunë
16/08/2026 - 18:12

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje në Istog ka përfunduar në Polici, ku një 27-vjeçare ka denoncuar vjehrrin e saj për dhunë në familje. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë