Ish-deputeti Xhavit Haliti ka deklaruar se nuk sheh një ofertë publike nga Albin Kurti për koalicion, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e tij personal për qëndrimin e Vetëvendosjes.
“Por, Albin Kurti nuk ka asnjë ofertë publike që mund të flasim për ofertën e Albin Kurtit, ashtu siç nuk e ka as PDK-ja ndonjë ofertë të deklaruar përmes të cilës qytetarët, dhe ndërkombëtarët e shohin se cilat janë kërkesat-ofertat drejtuar VV-së lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm . Mendimi im personal është që Vetëvendosja nuk është e interesuar që të hyjë në koalicion, e në këtë rast më së paku me PDK-në”, tha ai për Front Online.
Ai ka thënë se, për sa i përket PDK-së, nuk mund ta detyrojë partinë të hyjë në një marrëveshje nëse një e tillë nuk ekziston.
“Unë e mbështes çdo koalicion sa i përket PDK-së, për të cilën ka marrëveshje, nëse s’ka marrëveshje unë s’mund ta detyrojë PDK-në”, u shpreh ai.













