Ndeshja miqësore kundër Schalke 04 nuk ishte thjesht një ndeshje përgatitore për Real Madridin.
Ishte takimi i fundit para fillimit të sezonit, por mbi të gjitha edhe rasti i parë për të parë me fanellën “Blanca” afrimet e reja Ibrahima Konaté, Yan Diomande dhe Marc Cucurella.
Në fushë u aktivizuan gjithashtu për minutat e para të sezonit lojtarë si Thibaut Courtois, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé.
Kishte shumë arsye për interes, por papritur e gjithë vëmendja u përqendruan te José Mourinho.
Trajneri portugez u shfaq në Veltins Arena me syrin e djathtë dukshëm të nxirë, duke shkaktuar menjëherë spekulime të ndryshme në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, e vërteta është shumë më e thjeshtë: nuk kishte asnjë mister, por vetëm një goditje të pafat me top.
Gjatë stërvitjes para ndeshjes, një goditje e topit e goditi Mourinhon direkt në syzet e tij, ndërsa thyerja e xhamave ia shkaktoi plagën që e detyroi ta drejtonte Real Madridin me fytyrën me shenja.
Për “Special One” nuk pati asnjë pasojë serioze dhe atij i duhet vetëm të presë disa ditë për t’u rikuperuar plotësisht.
Pavarësisht incidentit, Mourinho u largua nga Gjermania i kënaqur me paraqitjen e skuadrës:
“Duke folur taktikisht, idetë po vijnë pak nga pak. Lojtarët kanë një cilësi të jashtëzakonshme. Po punojmë shumë mirë si skuadër, me dhe pa top. Ishte një test shumë pozitiv, stërvitja e fundit para se ta fillojmë pjesën më të rëndësishme, atë të ndeshjeve të vërteta dhe luftës për pikë”. /Gazeta Express












