Skuadra e Lensit ka fituar Superkupën e Francës.
Lensi e ka mposhtur minimalisht 1:0 kampionin e Europës, Paris Saint-Germain.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florian Thauvin.
Lensi kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 39’të.
Ekipi i Luis Enriques tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por nuk e arriti.
Nuno Mendes më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit pasi goditi lojtarin kundërshtar me bërryl.













