Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

17/08/2026 - 14:33
në Lajme
A A
Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incizim me dron dyshohet se është bërë shkak për një përleshje mes dy familjeve në fshatin Bistricë të Leposaviqit, ku në incident është përfshirë edhe një zyrtare policore që ndodhej jashtë detyrës.

Rasti ka ndodhur të dielën, më 16 gusht, rreth orës 13:25, te restoranti “Lumi”, ndërsa sipas informacioneve fillestare në përleshje janë përfshirë pesë persona.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se si të dyshuar janë evidentuar Arianit Aliu rreth 24-vjeçar, Sedat Aliu rreth 48-vjeçar, Shemsedin Brahimi rreth 36-vjeçar, Ilirijana Brahimi rreth 30 vjeçare si dhe një zyrtare policore, L.S. 52-vjeçare.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, përplasja dyshohet se nisi për shkak të një incizimi me dron, ndërsa situata më pas eskaloi në konflikt fizik mes personave të pranishëm.

Në deklarimet e dhëna para hetuesve janë paraqitur versione të ndryshme për mënyrën se si ka ndodhur rrahja.

Zyrtarja policore, e cila në momentin e incidentit ishte jashtë detyrës zyrtare, ka mohuar se ka sulmuar ndonjë person. Ajo ka deklaruar se vajza dhe dhëndri i saj ishin sulmuar nga djali i pronarit të restorantit.

Në anën tjetër, djali i pronarit, i intervistuar si i dyshuar, ka pranuar se gjatë përleshjes ka përdorur një lopatë dhe gurë, por ka deklaruar se nuk e di nëse me to ka goditur ndonjë person.

Ai njëkohësisht ka pretenduar se edhe zyrtarja policore e kishte sulmuar me lopatë, pretendim të cilin ajo e ka mohuar.

Për shkak të përfshirjes së polices në rast, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në praninë e të cilit është marrë deklarata e saj.

Sipas të dhënave fillestare, tri palë kanë pësuar lëndime, ndërsa janë intervistuar edhe dy mysafirë si dëshmitarë. Megjithatë, deklarimet e tyre nuk kanë mundësuar që deri më tani të përcaktohet saktësisht dhe në mënyrë të paanshme dinamika e përleshjes.

Hetuesit kanë identifikuar deri në këtë fazë dy persona nga njëra familje dhe tre nga familja tjetër si të përfshirë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sigurimin e provave apo dëshmitarëve të tjerë që mund të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është urdhëruar që të gjithë personat e përfshirë të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve dhe rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë
17/08/2026 - 16:24

Sot është vendosur gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në fshatin Zogaj të Vushtrrisë. Ceremonia është zhvilluar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, në prani të...

Më shumëDetails

Ministri Hoti: Na thonin se ura s’bëhet, bëhet-bëhet!

Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur
17/08/2026 - 16:04

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke u pajtuar me status quo-në, por duke ushtruar përgjegjësitë...

Më shumëDetails

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

“Z. kryeministër, shihem në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?
17/08/2026 - 15:48

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar shtator të “nxehtë”. Ai ka bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për metodat e reja të kundërshtimit të pushtetit të...

Më shumëDetails

Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë
17/08/2026 - 15:17

Dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova, që vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në fshatin Surkish të Podujevës do të varrosen sot. Ceremonia mortore do të zhvillohet...

Më shumëDetails

Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

17/08/2026 - 15:08

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për infiltrimin e shërbimeve sekrete armike në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në...

Më shumëDetails

Lista Serbe kundërshton hapjen e urës mbi Ibër

Lista Serbe kundërshton hapjen e urës mbi Ibër
17/08/2026 - 14:46

Lista Serbe ka kundërshtuar hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, pas njoftimit nga Brukseli se janë krijuar kushtet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë