Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shipitullë të Obiliqit.
Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Shipitullë, Obiliq / 16.08.2026 – 21:00. Është raportuar se viktima m/k është pa shenja jete, në vendin ku ishte duke punuar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.













