Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza energjetike, Gjini: A duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë?

18/08/2026 - 17:12
në Lajme
A A
Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale për politikat në sektorin energjetik, duke e akuzuar atë për dështim në sigurimin e prodhimit vendor të energjisë.

Në një reagim të tij, Gjini ka rikthyer në vëmendje projektet energjetike “Kosova C” dhe atë me kompaninë “ContourGlobal”, duke thënë se, sipas tij, Aleanca ka qenë e vetmja forcë politike që ka reaguar fuqishëm ndaj anulimit të tyre.

“Kur është anuluar projekti energjetik ‘Kosova C’, vetëm Aleanca ka reaguar shumë fuqishëm. Të tjerët e kanë mbyllur gojën, kush e di se pse?!”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se e njëjta situatë është përsëritur edhe pas prishjes së projektit energjetik me “ContourGlobal”.

“Kur u prish projekti energjetik me ‘ContourGlobal’, përsëri reagoi vetëm Aleanca”, ka deklaruar ai.

Gjinit, qeveria ka përdorur, siç i quan ai, “arsyetime nga më bizaret” për të mos zhvilluar kapacitetet e reja prodhuese të energjisë në Kosovë.

Ai ka ngritur kritika edhe për mënyrën se si po menaxhohet qymyri dhe energjia elektrike, duke pretenduar se Kosova po shet qymyr dhe më pas po detyrohet të blejë energji me çmime shumë më të larta.

“Tani shesim qymyr e blejmë energji, madje 100 fish më shtrenjtë”, ka shkruar Gjini.
Kryetari i Aleancës e ka lidhur këtë situatë me, siç thotë ai, modelin e qeverisjes në vendet më të varfra.

“Kështu u ndodh vendeve më të prapambetura në botë, atyre që quhen vendet e botës së tretë”, ka deklaruar ai.

Gjini ka theksuar se, sipas tij, problemi nuk qëndron te qytetarët e këtyre vendeve, por te mënyra e qeverisjes.

“Dhe pa asnjë dyshim, kjo nuk ndodh ngaqë njerëzit atje janë të këqij, por sepse qeveritë e tyre janë të dëmshme dhe të korruptuara”, ka shkruar ai.

Në fund, Gjini ka paralajmëruar se, sipas tij, situata mund të përkeqësohet edhe më tej.

“Po duket se ende asgjë nuk kemi parë. Ky është karakteri i qeverisjes që 6 vite. Dhe as nuk iu vjen turp!”, përfudnon reagimi i Gjinit.

JU REKOMANDOJMË

Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President

Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur
18/08/2026 - 18:11

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti tha se kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund t’i kërkojë kryetarit të...

Më shumëDetails

Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi

Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi
18/08/2026 - 17:33

Presidenti Donald Trump tha të martën se nuk ka bisedime që po zhvillohen apo janë planifikuar me Iranin, një ditë pasi tha se administrata e tij kishte krijuar...

Më shumëDetails

“Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil

“Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
18/08/2026 - 17:27

“Dil jashtë ore, dil jashtë, shtrihu”, ky është momenti kur forca të shumta policie lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vrasjes së turistit në Ksamil, Sokrat Vata,...

Më shumëDetails

Denoncimi që bëri AVONET: Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi diploma të rreme e fitoi gjysmë milioni euro

Denoncimi që bëri AVONET: Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi diploma të rreme e fitoi gjysmë milioni euro
18/08/2026 - 17:18

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar Ibish Çoçajn, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. Sipas Prokurorisë, i dyshuari, në cilësinë...

Më shumëDetails

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë
18/08/2026 - 16:49

Vlora Limani Hajnuni po shkon drejt përzgjedhjes si drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Ajo doli më e poentuara në konkursin për shefe...

Më shumëDetails

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?
18/08/2026 - 16:45

Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë