Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka folur për komunikimin dhe takimet me partitë opozitare, duke thënë se LDK-ja ka marrëdhënie të shëndetshme me përfaqësuesit e tyre.
Sadiku tha se ka komunikim të vazhdueshëm me Bedri Hamzën dhe Ardian Gjinin, por theksoi se, pavarësisht komunikimit, ata mbeten kundërshtarë politikë dhe nuk kanë të njëjtën strategji.
“Kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me zotin Hamza edhe me zotin Gjini. Kemi komunikim të shëndetshëm me ta, por megjithatë i kemi kundërshtarë politikë dhe nuk e kemi të njëjtën strategji politike”, deklaroi Sadiku.
Ai shtoi se secila parti ka strategjinë e saj politike, për të cilën diskuton dhe vendos brenda strukturave të veta./RTV21














