Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje në pronën publike’’.
Pacolli ka thënë se, pronat publiket do të lirohen nga ‘’uzurpimet e paligjshme’’.
‘’Aksioni jonë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme’’, ka thënë ajo.
Postimi:
Mirëmëngjesi!
Jam duke shkuar në Gjakovë, te Liqeni i Radoniqit, për të përcjellë nga afër aksionin e Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.
Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!












