Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me protestat e tyre të vazhdueshme që po i bëjnë para dyerve të Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar mbajtjen e seancës.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe duke e bërë këtë sipas saj po e hesht popullin.
“Edhe sot ne mengjes para dyerve te nderteses se qeverise ku Kurti bashke me ministrat e tij qendrojne ne pozita ilegalisht. Sfidat, nevojat dhe kerkesat e qytetareve duhet te adresohen ne Kuvend. Ne mungese te tij sot nje grup i komunitetit te bujqeve ishte me ne per t’ i adresuar ato ne rruge para dyerve te qeverise e perballe Kuvendit ku z. Kurti varesisht sini konvenon here eshte deputet e here kryeminister ne detyre”, ka shkruar Hoxha.
Ajo ka thënë se qumështarët nëse prodhojnë më shumë qumësht ai iu mbetet në stok dhe nuk mund ta shesin, ndërsa prodhuesit e grurit para disa vitesh e kanë shitur atë me 35 cent, sot ka thënë se çmimi është 17 cent për prodhuesit vendor ndërsa kostoja e prodhimit të tij është rritur.
“Cfare marrezie te bleshe grure te vjeteruar nga rezervat e Serbise e ndersa gruri i sezones i bujqeve ne Kosove mbetet ne stok. Asnje subvencion nuk ndahet me kohe dhe kjo i bene bujqit te jene te renduar financiarisht gjate gjithe kohes. Prandaj Kuvendi ka rendesi. Sepse aty ndodhe llogaridhenia per politikat e gabuara, per problemet qytetareve dhe per shoenzimin e taksave te tyre”, ka shtuar Hoxha.












