Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni i ka sulmuar prodhuesit vendorë të cilët sot iu bashkuan protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, në mënyrë që problemet me të cilat po përballen fermerët, prodhuesit dhe bizneset të trajtohen institucionalisht.
Kryziu Hyseni, ndër tjerash, i quajti ata “prodhues të Zajednicës” dhe “prodhues të së keqes së vendit”.
“Prodhues të Zajednicës. Prodhues të Gjykatës Speciale. Prodhues të Demarkacionit. Prodhues të Ligjit për Amnisti. Prodhues të së keqes për vendin. Prodhues të KEQ”, shkroi ajo në një postim në Facebook.