Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte

19/08/2026 - 15:09
në Lajme
A A
Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shtetas i Kosovës, me inicialet B.B., 49 vjeç, nga Nerodimja e Poshtme, është arrestuar nga autoritetet kroate në pikën kufitare Karasovići, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL Beograd, shkruan Dubrovackidnevnik, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit të autoriteteve kroate, arrestimi është bërë gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Kroacisë.

Gjatë verifikimit të pasaportës është konstatuar se Serbia kishte lëshuar më 29 prill 2024 një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj shtetasit të Kosovës.

Ai dyshohet nga autoritetet serbe se gjatë luftës në Kosovë, në fund të viteve ’90, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

B.B. ishte paraqitur në pikën kufitare si drejtues i një veture Audi A6 me targa gjermane.

Pas konstatimit se të dhënat e tij gjendeshin në bazën e të dhënave të INTERPOL-it për arrestim dhe ekstradim, ai u arrestua dhe u njoftua për të drejtat e tij ligjore.

Më pas, ai është dërguar para gjyqtarit kujdestar të hetimeve në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik, i cili ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit për qëllim të ekstradimit.

Megjithatë, për të proceduar me ekstradimin, Serbia duhet që brenda afatit ligjor prej 40 ditësh t’ia dorëzojë gjykatës në Dubrovnik të gjithë dokumentacionin me të cilin arsyetohet urdhërarresti.

Sipas burimeve pranë hetimit gjyqësor, të cituara nga mediat kroate, shtetasi i arrestuar i Kosovës e ka mohuar akuzën për krim lufte të ngritur nga Serbia. Ai ka dhënë një version të kundërt të ngjarjeve, ndërsa vendimi përfundimtar lidhur me ekstradimin do të merret pasi gjykata të shqyrtojë dokumentacionin që pritet të dorëzohet nga autoritetet serbe.

JU REKOMANDOJMË

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
19/08/2026 - 16:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Sinisha Spasiqit, i cili ngarkohet se mori pjesë në ofensivën ushtarake serbe në...

Më shumëDetails

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
19/08/2026 - 15:50

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjobitur një drejtues i një kamioni në Prizren, pasi që i kishin rënë bllokat ndërtimor në rrugë, gjë e cila kishte...

Më shumëDetails

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
19/08/2026 - 15:36

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke i kërkuar sërish që ta thërrasë...

Më shumëDetails

Vendime për prona dhe emërime: A po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Vendime për prona dhe emërime: A po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?
19/08/2026 - 15:03

Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qira të tokës publike, emërime të komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita...

Më shumëDetails

Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë
19/08/2026 - 14:52

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së reagon ndaj prodhuesve që protestuan me PDK-në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keqes së vendit

Deputetja e VV-së reagon ndaj prodhuesve që protestuan me PDK-në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keqes së vendit
19/08/2026 - 14:43

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni i ka sulmuar prodhuesit vendorë të cilët sot iu bashkuan protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë