Një rast i vjedhjes raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Gjilan.
Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar të grabitjes teksa ky i fundit futet në lokal dhe merr arkën kryesore me para, dhe gjatë rrugës, kap edhe një arkë të vogël – dhe largohet nga lokali.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se pronari i lokalit e ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa Klankosova.tv ka mësuar jozyrtarisht se rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Redaksia ka kontaktuar me Policinë e Rajonit të Gjilanit, dhe është në pritje të një konfirmimi.














