Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e do De Jongun? Me ardhjen e Rodrit, holandezi s’është më i paprekshëm

20/08/2026 - 14:34
në Sport
A A
Kush e do De Jongun? Me ardhjen e Rodrit, holandezi s’është më i paprekshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtatë vite pas transferimit të tij te Barcelona, marrëdhënia mes Frenkie de Jong dhe klubit katalanas duket se po kalon një nga momentet më delikate.

Në vitin 2019, Barcelona e kishte mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germainit dhe i kishte investuar 86 milionë euro, përfshirë bonuset, për ta transferuar nga Ajaxi njërin prej mesfushorëve më premtues të futbollit evropian.

Një investim i madh, i cili megjithatë nuk i ka dhënë kurrë plotësisht rezultatet e pritshme.

Reprezentuesi holandez, tashmë 29-vjeçar dhe me 70 paraqitje e dy gola me kombëtaren, është përballuar kohë pas kohe edhe me probleme të shumta fizike, të cilat ia pamundësuan të kishte vazhdimësi të niveleve të larta.

Që nga transferimi i tij në Kataluni, De Jong ka munguar rreth 437 ditë për shkak të lëndimeve, një shifër që ka ndikuar ndjeshëm në rrugëtimin e tij te Barcelona.

Problemi i fundit u shfaq gjatë Kupës së Botës, kur De Jong e pësoi një dëmtim në gju.

Futbollisti ka shpjeguar se fillimisht kishte marrë garanci nga stafi mjekësor i Holandës se situata nuk ishte serioze, përpara se më vonë të mësonte se dëmtimi ishte më i rëndë nga sa ishte menduar.

Lëndimi pritet ta mbajë larg fushave për rreth katër muaj dhe, ndërkohë, Barcelona e ka afruar në skuadër Rodrin, kampionin e botës dhe tashmë një pikë referimi të re në mesfushë.

Ardhja e spanjollit e ka rritur konkurrencën dhe i ka shtuar pikëpyetjet rreth së ardhmes së De Jongut.

Sipas mediave katalunase, mes De Jongut dhe klubit kanë lindur tensione të reja, të lidhura edhe me vendimin e lojtarit për ta ndjekur një terapi konservative në vend që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Një version ky që vetë futbollisti e ka mohuar. Situatën e ka komplikuar edhe vendimi i trajnerit Hansi Flick për të mos ia besuar për momentin shiritin e kapitenit.

Pas largimeve të Marc-André ter Stegen dhe Ronald Araújo, trajneri gjerman e zgjodhi Raphinhën si kapiten të parë, i ndjekur nga Eric Garcia dhe Pedri.

Ky vendim është interpretuar nga shumëkush si një sinjal se marrëdhënia mes lojtarit dhe ambientit të Barcelonës mund të jetë ftohur.

Gjatë prezantimit të skuadrës në Trofeun Joan Gamper, De Jong thuhet se është pritur në mënyrë shumë të ftohtë nga tifozët, në kontrast të plotë me entuziazmin e madh që u tregua ndaj Rodrit.

JU REKOMANDOJMË

Ronaldinho arrin në Itali, gati prezantimi te skuadra e re

Ronaldinho arrin në Itali, gati prezantimi te skuadra e re
20/08/2026 - 14:40

Pasi ka zbarkuar në aeroportin e Forlì-t në mesditë, ylli brazilian Ronaldinho është gati të fillojë aventurën e tij me klubin Ravenna. Këtë mbrëmje prezantimi i ekipit do...

Më shumëDetails

Mësohen prapaskenat, Fede Valverde refuzoi disa gjigantë evropianë për të qëndruar te Reali

Mësohen prapaskenat, Fede Valverde refuzoi disa gjigantë evropianë për të qëndruar te Reali
19/08/2026 - 18:26

Kapiteni i Real Madridit, Federico Valverde, ka refuzuar disa oferta nga klube të tjera gjatë kësaj vere, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu, raporton MARCA. Pas...

Më shumëDetails

Nga lamtumira me Cityn te divorci: Guardiola rrëfehet pa dorëza në dokumentarin e Amazon

Nga lamtumira me Cityn te divorci: Guardiola rrëfehet pa dorëza në dokumentarin e Amazon
19/08/2026 - 10:27

Seriali dokumentar “A Beautiful Obsession”, që iu kushtua dy viteve të fundit të Pep Guardiolës në bankinën e Manchester Cityt dhe i disponueshëm nga sot në Prime Video...

Më shumëDetails

Nuk duhet humbur kjo video, momenti kur presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me një çantë plot me para

Nuk duhet humbur kjo video, momenti kur presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me një çantë plot me para
19/08/2026 - 10:18

Këtë verë, futbollistët e ekipit Dinamo City nga Tirana po rrugëtojnë drejt suksesit historik dhe plasimit në fazën e ligës së një prej garave të UEFA-s, pasi kanë...

Më shumëDetails

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët
19/08/2026 - 08:59

Një robot humanoid i kompanisë Unitree ka arritur një shpejtësi që, sipas kompanisë, tejkalon atë të sprinterit legjendar Usain Bolt gjatë rekordit të tij botëror. Roboti arriti një...

Më shumëDetails

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman

Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
18/08/2026 - 22:06

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, raportohet se është konvertuar në Islam në Brazil rreth katër javë më parë, sipas një deputeti turk, i cili citon një figurë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë