Këtë verë, futbollistët e ekipit Dinamo City nga Tirana po rrugëtojnë drejt suksesit historik dhe plasimit në fazën e ligës së një prej garave të UEFA-s, pasi kanë arritur të kualifikohen në play-off të Ligës së Konferencës.
Javën e kaluar, Dinamo eliminoi letonezët e Audas dhe tani është shfaqur një video që është bërë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes.
Konkretisht, pas fitores 4-0 ndaj Audës, presidenti Ardian Bardhi hyri në dhomën e zhveshjes së ekipit, derisa mbante në duar një çantë dhe shumë shpejt u bë e qartë se ajo ishte plot me kartëmonedha.
Bardhi hapi portofolin dhe pastaj e hodhi në dysheme dhe një tufë me para u shpërnda para këmbëve të tij.
Pastaj, mes futbollistëve shpërtheu një tërbim dhe presidenti u premtoi atyre një bonus prej gjithsej 500,000 eurosh nëse arrijnë të eliminojnë ekipin qipriot Pafos, me të cilin do të përballen të enjten në play-off.













