Pasi ka zbarkuar në aeroportin e Forlì-t në mesditë, ylli brazilian Ronaldinho është gati të fillojë aventurën e tij me klubin Ravenna.
Këtë mbrëmje prezantimi i ekipit do të zhvillohet në Marina di Ravenna, ndërsa nesër në mbrëmje Dinho do të jetë i ftuar në Space në Riccione.
Skuadra e Serie C pak javë më parë kishte arritur marrëveshje për rikthimin nga pensionimi të ish-futbollistit më të mirë në botë.
Rikthimi tij po bëhet realitet dhe vëmendja në Itali për këtë ngjarje është tejet e madhe.
A Ravenna inizia il Ronaldinho Day: il brasiliano è appena atterrato all’aeroporto di Forlì pic.twitter.com/7TEUtZdCkb
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 20, 2026












