Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

20/08/2026 - 19:49
në Lajme
A A
Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e re e KEK-ut ka reaguar pas aksidenteve tragjike në vendin e punës, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi i saj.

Sipas sindikatës, vetëm gjatë vitit 2026 kanë humbur jetën katër punëtorë të KEK-ut: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.

Në reagimin në Facebook, thuhet se pas çdo rasti tragjik ka pasur ngushëllime dhe premtime për masa, por sindikata ngre shqetësimin se institucionet po reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia.

“Problemi është se nuk po u paraprihet situatave të rrezikshme. Nuk po ndërtohet një sistem që e identifikon dhe eliminon rrezikun para se ai të marrë jetë. Presim të ndodhë aksidenti, pastaj reagojmë, bëjmë deklarata dhe pas një kohe gjithçka harrohet – deri në tragjedinë e radhës. Ne mendojmë se kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë teknike. Është edhe çështje e menaxhimit dhe kulturës së punës në KEK”, thuhet në reagim.

Sindikata e cilëson sigurinë në punë edhe si çështje të menaxhimit dhe kulturës së punës, duke thënë se punëtorët duhet të ndihen të lirë të raportojnë kushtet e pasigurta pa frikë nga pasojat.

“Një menaxhim që bazohet më shumë në presion, frikë dhe masa ndëshkuese sesa në komunikim, motivim dhe respekt ndaj punëtorit, mund të quhet lirshëm menaxhim represiv dhe jo motivues. Punëtori që punon në kushte të rrezikshme duhet të ketë siguri se mund të thotë: “Kjo punë është e pasigurt”, pa u frikësuar nga pasojat. Punëtori duhet të dëgjohet para se të ndodhë aksidenti, jo vetëm të kujtohet pasi të ndodhë tragjedia”.

“Siguria nuk fillon pas aksidentit. Siguria fillon para tij. Menaxhmenti, Bordi, ministria dhe të gjitha strukturat përgjegjëse duhet të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi para ngjarjes. Katër jetë të humbura vetëm brenda një viti duhet të jenë alarm serioz për të gjithë. Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti nuk duhet të bëhen vetëm pjesë e një komunikate ngushëllimi dhe më pas të harrohen. Kujtimi për ta duhet të shndërrohet në përgjegjësi, masa konkrete dhe ndryshim të mënyrës së menaxhimit të sigurisë dhe të punëtorëve.  Nuk duam më reagime pas tragjedive. Duam veprime para se të humbet jeta e radhës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së re të KEK-ut.

JU REKOMANDOJMË

Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur

Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur
20/08/2026 - 20:41

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për president të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj, me tone...

Më shumëDetails

“Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

“Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës
20/08/2026 - 20:39

Ish kandidati për deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinikau, ka denoncuar një rast të një komenti skandaloz të publicistit Fahri Xharra të bërë në një postim të faqes...

Më shumëDetails

4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut

4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut
20/08/2026 - 20:21

Aleanca ka reaguar pas vdekjes së katër punëtorëve të KEK-ut gjatë këtij viti, duke e cilësuar situatën si dëshmi të dështimit dhe neglizhencës së institucioneve për garantimin e...

Më shumëDetails

Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
20/08/2026 - 20:05

Pas vdekjes së një punëtori tjetër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar duke ngritur shqetësime për gjendjen...

Më shumëDetails

Polici i lënduar në aksidentin e Malishevës në gjendje kritike, vazhdon mjekimin intensiv

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
20/08/2026 - 19:28

Zyrtari policor i cili mori lëndime të rënda në krye të detyrës pas një aksidenti në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtori i...

Më shumëDetails

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
20/08/2026 - 18:53

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore. Ministria e Arsimit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë