Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën

21/08/2026 - 12:45
në Lajme
A A
Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret që deri të hënën ose të martën të marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur me letrën që i ka dërguar për situatën në Kosovë dhe Urën e Ibrit, shkruan Telegrafi.

Gjatë një vizite në Vladimirci, Vuçiq ka thënë se beson se Rutte do t’i përgjigjet dhe se pret që mes tyre të zhvillohet edhe një bisedë telefonike.

“Besoj se do ta marr përgjigjen deri të hënën ose të martën. Besoj se do të më telefonojë që të bisedojmë”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Danas.

Presidenti serb një ditë më parë i kishte dërguar letër Ruttes, në të cilën kishte kërkuar nga KFOR-i që të ndërhyjë për të ndalur atë që ai e quan “terror ndaj serbëve” në Kosovë, si dhe të pengojë hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve.

I pyetur nga gazetarët në Serbi nëse pret “presion” shtesë ndaj serbëve në Kosovë para zgjedhjeve, Vuçiq ka thënë se një gjë të tillë e pret.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, duke pretenduar se ata kanë mbështetur kundërshtarët e tij politikë në Serbi.

“Kurti tashmë është deklaruar. Ai, së bashku me Plenkoviqin, në një konferencë të përbashkët për media, i kanë mbështetur kundërshtarët tanë dhe do të bëjnë gjithçka që kundërshtarët tanë të fitojnë në zgjedhje. Nuk ka asgjë të re këtu. Cila do të jetë përgjigjja e Beogradit? T’i mposhtë ata. Të gjithë së bashku”, ka deklaruar Vuçiq.

Deklaratat e presidentit serb vijnë në kohën kur çështja e Urës së Ibrit është rikthyer në fokus, pas paralajmërimeve për një tranzicion gradual të pranisë së KFOR-it në zonën e urës dhe diskutimeve për mundësinë e hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, Qeveria të garantojë sigurinë në punë

Tahiri: Dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, Qeveria të garantojë sigurinë në punë
21/08/2026 - 14:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet...

Më shumëDetails

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse
21/08/2026 - 13:59

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka reaguar pas vdekjes së disa punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në ditët e fundit, me shqetësime për...

Më shumëDetails

Vuçiq cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
21/08/2026 - 13:51

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor, deklaroi të enjten presidenti Aleksandar Vuçiq. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 ose 25...

Më shumëDetails

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga
21/08/2026 - 13:32

Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe...

Më shumëDetails

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula
21/08/2026 - 13:20

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë stomatologjike...

Më shumëDetails

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze
21/08/2026 - 13:06

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë