Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për kaq lekë

21/08/2026 - 17:04
në Ekonomi
A A
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për kaq lekë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kulmin e sezonit veror, eurot janë shtuar edhe më shumë në treg nga hyrjet e turistëve dhe emigrantëve që kthehen në Shqipëri, duke bërë që leku të forcohet edhe më tej.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë, një rënie e vlerës me 4.7% krahasuar me një vit më parë, kur euro këmbehej për 97.3 lekë ose, thënë ndryshe, nëse kjo kartëmonedhë 20 euro vlente 1942 lekë në gusht 2025, tani këmbehet për 1852 lekë. Efekte që ndihen jo vetëm te familjet, pagat, importet dhe eksportet, por dhe në sektorë të tjerë.

Në pikat e këmbimit valutor, si dhe në biznese të ndryshme, euro ka prekur edhe nivele më të ulëta, duke u këmbyer edhe për 90 lekë.

Por ky ndryshim nuk është thjesht një shifër në tabelat e këmbimit valutor. Zhvlerësimi i euros krijon fituesit dhe humbësit në ekonominë vendase. Më të favorizuar janë qytetarët dhe bizneset që paguajnë në euro si për kredi, importe apo udhëtime jashtë vendit, si dhe borxhi i jashtëm i vendit, edhe më i lirë. Në anën tjetër, eksportuesit, sektori i turizmit që arkëton në euro, individët që marrin paga në këtë monedhë, si dhe familjet që marrin të ardhura nga emigracioni, përfitojnë më pak lekë për të njëjtën shumë në euro.

Por forcimi i lekut ndihmon politikën monetare në një tjetër drejtim, një monedhë më e fortë e bën më të lirë koston e mallrave të importuara dhe ndihmon në frenimin e presioneve inflacioniste. Banka e Shqipërisë e ka konsideruar mbiçmimin e kursit një mekanizëm që ndihmon ekonominë të përshtatet dhe ruan fuqinë blerëse.

Kjo situatë ka ndikuar edhe te rezerva valutore, e cila ka arritur një rekord prej 7.669 miliardë euro, rreth 889 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros, Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, banka qendrore ka blerë 95.5 milionë euro, gati trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u blenë 33.2 milionë euro. Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë nga tregu 330 deri në 450 milionë euro, një objektiv më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Por forcimi i lekut nuk ndalet vetëm te euroja. Edhe valutat e tjera janë zhvlerësuar ndjeshëm, teksa dollari po këmbehet për 79 lekë, paundi 107 lekë, franga 99 lekë, ndërsa në rënie janë dhe dollari australian, kanadez, korona suedeze dhe norvegjeze.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se një situatë e tillë do të vijojë, ku euro do të mbetet në këto nivele, por jo të rritet në vlerat e disa viteve më parë./TCh/

JU REKOMANDOJMË

Neptun, drejt një kapitulli të ri

Neptun, drejt një kapitulli të ri
21/08/2026 - 16:24

Një intervistë me Alexandros Kosenas, CEO i Neptun International Neptun po hyn në një fazë të re zhvillimi me krijimin e Neptun International, duke sjellë operacionet e tij...

Më shumëDetails

Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
20/08/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 20 gusht 2026. Sipas vendimit, çmimet maksimale janë:...

Më shumëDetails

Emona Center vazhdon të japë shpërblime të shumta për klientët – WinFEST vazhdon

Emona Center vazhdon të japë shpërblime të shumta për klientët – WinFEST vazhdon
19/08/2026 - 13:10

Rrjeti i marketeve Emona Center vazhdon me Winfest ku këtë javë ka ndarë shpërblimet për fituesit, raporton Veriu.info. Fituesit e Javës së Parë të WinFEST fituan iPhone 17...

Më shumëDetails

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
19/08/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77...

Më shumëDetails

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale
18/08/2026 - 16:06

Çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore kanë pësuar një rritje të re, teksa armëpushimi SHBA – Iran skadoi mbrëmë. Skadimi i afatit të armëpushimit dhe paqartësitë...

Më shumëDetails

Javë për javë, ma lirë në Emona Center

Javë për javë, ma lirë në Emona Center
14/08/2026 - 19:42

Rrjeti i marketeve Emona Center ka përgatitur një superofertë me shumicën e produkteve nga data 14.08-20.08.2026, raporton Gazeta Online Veriu.info. Njoftimi i plotë: Javë për javë, ma lirë!...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë