Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall

12/10/2026 - 14:15
në Artikull i sponsorizuar, Ekonomi
A A
Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtina Hospital është prezantuar sot zyrtarisht për publikun gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Prishtina Mall, duke shënuar një nga hapat kryesorë drejt realizimit të projektit të ri shëndetësor.

Punimet për zhvillimin e Prishtina Hospital në hapësirat e Prishtina Mall tashmë kanë nisur, ndërsa projekti synon të krijojë një institucion modern shëndetësor, të fokusuar në cilësinë e kujdesit, standardizimin e proceseve dhe përvojën e pacientit.

Prishtina Hospital është konceptuar si projekt që do të zhvillohet në faza. Fillimisht, fokusi do të jetë në shërbime të specializuara shëndetësore të mbështetura nga diagnostika e avancuar, radiologjia dhe laboratori, ndërsa në fazat e ardhshme parashihet zgjerimi me departamente të tjera të specializuara dhe zhvillimi i Medical Academy.

Prishtina Hospital është projektuar që nga fillimi me synimin për të përmbushur standardet e kërkuara për akreditim nga Joint Commission International (JCI), duke e integruar këtë objektiv në projektim, organizimin e proceseve dhe standardet e kujdesit që në fazat e para të zhvillimit.
CEO i Prishtina Hospital, Armend Vokshi, tha se projekti buron nga nevoja që më shumë shërbime shëndetësore të mund të ofrohen në Kosovë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për trajtime jashtë vendit, ndërsa diaspora kosovare në Evropën Perëndimore numëron mbi 900 mijë njerëz.

“Synimi ynë është i qartë: që Prishtina Hospital të bëhet një nga arsyet pse pacienti zgjedh të trajtohet në Kosovë”, tha Vokshi.

Në themel të konceptit të Prishtina Hospital është bashkimi i eksperiencës së Advanced Dental Centerdhe Ozone Group. Fisnik Mekaj ka theksuar se projekti është paraprirë nga rreth dy vite studimi të fizibilitetit dhe standardizimit, ndërsa përvoja e dy klinikave synon të bashkohet në një institucion më të madh shëndetësor.

Valmira Xani-Mulaj, nga Ozone Group, e vendosi theksin te potenciali i Kosovës për të tërhequr pacientë ndërkombëtarë, duke argumentuar se profesionalizmi, cilësia dhe përvoja e pacientit mund ta pozicionojnë vendin edhesidestinacionshëndetësor
Partneriteti me Prishtina Mall i jep projektit edhe një dimension rajonal. CEO i Prishtina Mall, Álvaro Costa, tha se lokacioni, qasja dhe infrastruktura e destinacionit krijojnë kushte që Prishtina Hospital t’u shërbejë jo vetëm pacientëve nga Kosova, por potencialisht edhe atyre nga rajoni.

“Ne e kemi parë gjithmonë Prishtina Mall si destinacion rajonal dhe besojmë se Prishtina Hospital e ka të njëjtin potencial”, tha Costa.

Kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Mustafë Borovci, theksoi dimensionin ekonomik të projektit, duke vlerësuar se investime të këtij lloji mund të krijojnë vende të reja pune, të nxisin bashkëpunime dhe të rrisin besimin për investime të reja në Kosovë.

Sipas tij, zhvillimi i shërbimeve shëndetësore me standarde konkurruese krijon gjithashtu potencial që Kosova në të ardhmen të tërheqë pacientë edhe nga rajoni.

Prishtina Hospital synon të ndërtojë një model ku teknologjia moderne të shoqërohet me protokolle, standarde dhe organizim të kujdesit, duke krijuar kushte profesionale si për pacientët ashtu edhe për personelin mjekësor.

Ceremonia e 12 tetorit shënon prezantimin e parë publik të Prishtina Hospital dhe fillimin e një faze të re të realizimit të projektit.

Tags: Ozone GroupPrishtina HospitalPrishtina Mall

JU REKOMANDOJMË

TEHNOBURIMI – Precizion dhe profesionalizëm në DUKAGJINI RESORT, Shëngjin

TEHNOBURIMI – Precizion dhe profesionalizëm në DUKAGJINI RESORT, Shëngjin
11/10/2026 - 20:38

TehnoBurimi po realizon një nga fasadat më komplekse arkitektonike në projektin prestigjioz Dukagjini Resort në Shëngjin. Me teknologji moderne, përkushtim dhe precizion të lartë, kompania po dëshmon kapacitetet...

Më shumëDetails

Bëhuni me pronë me pamje nga deti në Ulqin, banesat e Dijari Sh.P.K

Bëhuni me pronë me pamje nga deti në Ulqin, banesat e Dijari Sh.P.K
10/10/2026 - 17:23

Kompania e njohur e ndërtimit nga Kosova Dijari Sh.P.K ofron banesa super moderne në Ulqin, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Nëse dëshironi të bëheni me pronë pranë detit në...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
09/10/2026 - 18:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të mëdha” për naftën, pasi çmimet mbeten në nivele rekord në javët para zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Si prodhohen çipsat “VIPA”, prej vjeljes deri te paketimi? (Video)

Si prodhohen çipsat “VIPA”, prej vjeljes deri te paketimi? (Video)
09/10/2026 - 12:30

A keni mendu ndonjëherë se si përgatiten çipsat kualitet? GazetaDemos qëndroi në Pestovë tek kompania 'Vipa Chips" ku nga afër do iu sjellë procesin e prodhimit të çipsave...

Më shumëDetails

15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës
07/10/2026 - 13:11

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026-2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, me të cilin planifikohet ndarja e rreth...

Më shumëDetails

Kompania e shquar Barileva Reisen sjell super zbritje për udhëtimet drejt Stambollit

Kompania e shquar Barileva Reisen sjell super zbritje për udhëtimet drejt Stambollit
03/10/2026 - 15:45

Kompania e transportit Barileva Reisen ka filluar udhëtimet në linjën Prishtinë–Stamboll, duke ofruar transport të rregullt dhe komod për udhëtarët. Barileva Reisen sjell një ofertë speciale për udhëtime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë