Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i sigurisë për vdekjet në KEK: “Dështim i plotë i sistemit”

21/08/2026 - 19:11
në Lajme
A A
Eksperti i sigurisë për vdekjet në KEK: “Dështim i plotë i sistemit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka kritikuar ashpër mënyrën e organizimit dhe mbikëqyrjes së punës në KEK, pas vdekjes së katërt të një punëtori brenda kësaj korporate.

Bajraktari ka thënë se numri i rasteve fatale është i papranueshëm dhe se përgjegjësia duhet të kërkohet si nga menaxhmenti i korporatës, ashtu edhe nga institucionet shtetërore që kanë për detyrë mbikëqyrjen e sigurisë në punë.

“Të ndodhë e katërta vdekje në një Korporatë si KEK-u, kjo është vërtetë e tepërt. Kjo është komplet dështim i organizimit të punës brenda vet Koroporatës, me gjithë atë numër të madhë të punëtorëve dhe me një rrezikshmëri shumë të lartë dhe të mos merren masat fare”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari”.

Sipas tij, duke pasur parasysh numrin e madh të punëtorëve dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë në këtë sektor, duhet të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e aksidenteve.

“Unë mendoj që këtu duhet vetë shteti që sot të merrte një masë dhe të dëgjonte shteti se çfarë ka ndodhur. Deri kur më me këto vdekje dhe me këto parregullësi?”, është shprehur ai.

Eksperti ka ngritur pikëpyetje edhe për mbikëqyrjen institucionale, duke thënë se nuk ka informacion se kur Inspektorati i Punës ka kryer kontrolle në KEK.

“Mungon organizimi i punës, trajnimi i punëtorëve, pajisjet e punës dhe ato mbrojtëse për punë. Kjo do të thotë se është një neglizhencë, ka dështuar komplet sistemi i punës”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka kërkuar që të hetohen përgjegjësitë për respektimin e masave të sigurisë dhe të ndërmerren masa konkrete për të parandaluar raste të tjera tragjike në vendin e punës.

“Mos respektimi i masave të sigurisë në vendet e punës kjo vërtet nuk ka asnjë koment. Nuk e di a i vret ndërgjegjja këta njerëz. Mbikëqyrësit e punimeve në këtë kompani dhe të njëjtit kohë edhe mbikëqyrësit nga ana e shtetit Inspektorati, nuk kemi asnjë informatë se kur është vizituar KEK-u nga Inspektorati i Punës…mungon organizimi i punës, trajnimi i punëtorëve, pajisjet e punës dhe ato mbrojtëse për punë, kjo do të thotë se është një neglizhencë, ka dështuar komplet sistemi i punës”, ka thënë Bajraktari.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë
28/11/2026 - 22:35

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur, se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Në një njoftim thuhet se...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së
28/11/2026 - 22:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Flamurit, por nuk përmend dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me këtë datë, 28 nëntorin, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn
28/11/2026 - 21:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikaur një video në Facebook, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti këndon bashkë me këngëtarin e njohur Nikollë Nikprelaj. Azemi nuk...

Më shumëDetails

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi
28/11/2026 - 21:19

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë, shkruan Veriu.info. Ajo ka thënë se edhe kjo...

Më shumëDetails

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje
28/11/2026 - 20:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup...

Më shumëDetails

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic
28/11/2026 - 20:14

Plani i dyshuar për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë ka përfunduar me arrestimin e tre personave në kuadër të rastit të koduar “Kufiri 2”. Sipas Prokurorisë Themelore në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë