Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Sokrati kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

22/08/2026 - 15:15
në Lajme
A A
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Sokrati kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ka shprehur pendesë për ngjarjen gjatë seancës në Gjykatën e Sarandës, ndërsa u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimës.

Para gjykatës, 29-vjeçari ka paraqitur versionin e tij për mënyrën se si nisi konflikti. Sipas Vatës, përplasja filloi brenda lokalit, pasi një grup turistësh francezë po bënin zhurmë. Ai pretendon se bashkë me kolegun i kanë kërkuar grupit të qetësohej, por situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike.

“U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia dhe jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal dhe po bënin zhurmë. Shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më pranë dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin”, ka deklaruar Vata.

Sipas dëshmisë së tij, përleshja më pas ka vijuar jashtë lokalit. Vata ka deklaruar se në atë moment ka parë një prej turistëve me thikë, të cilën thotë se ia ka marrë.

“Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri prej tyre kishte një thikë, e kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish”, ka rrëfyer ai.

Vata pretendon se më pas ka reaguar në mënyrë instinktive, duke përdorur thikën në përpjekje për t’u mbrojtur. Ai thotë se nuk e kujton qartë momentin e goditjes dhe se, për shkak të gjendjes së shokut, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj se si e kam goditur, pasi isha nën shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Hetimet dhe dëshmitë e tjera pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të konfliktit dhe dinamikën që çoi në vrasjen e turistit portugez.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit
22/08/2026 - 16:17

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit të Kosovës pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj...

Më shumëDetails

Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata është për veç për sherr

Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata është për veç për sherr
22/08/2026 - 16:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas aksioneve të fundit që rezultuan me...

Më shumëDetails

30 mjete të rënda gjobiten për tejkalim të peshës së lejuar, mbi 14 mijë euro gjoba

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba
22/08/2026 - 15:45

Kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim respektimin e kufizimeve ligjore për peshën dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas Ministrisë së...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
22/08/2026 - 15:23

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpreh mbështetje për propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi...

Më shumëDetails

Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
22/08/2026 - 15:07

Avokati Arianit Koci ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe mundësinë e lirimit të tij. Koci ka shprehur bindjen se...

Më shumëDetails

Pritje të gjata në disa pika kufitare, në Merdare deri në 3 orë e 20 minuta

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
22/08/2026 - 14:47

Pritje të gjata janë raportuar të shtunën në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, veçanërisht në dalje të vendit.Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë