Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve

22/08/2026 - 16:32
në Lajme
A A
KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa dhe masa konkrete për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë.

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut shprehën pikëllimin e thellë për humbjen e jetëve të punëtorëve dhe u përcollën ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tyre.

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., i cili sapo ka përfunduar, Bordi është informuar nga Menaxhmenti për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes. Në vendngjarje janë duke u zhvilluar hetimet përkatëse nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës, ndërsa të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti do të ndriçohen plotësisht përmes procesit hetimor.

Në kuadër të masave konkrete, Bordi ka kërkuar që të adresohen me përgjegjësi rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e secilit nivel të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Në këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës. Task Forca do të ketë për detyrë të bëjë një rishikim të plotë të protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim identifikimin e çdo mangësie dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

Po ashtu thuhet se vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht është në fazën e implementimit.

“Rezultatet e këtij procesi do të shërbejnë gjithashtu si një nga bazat për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës.

Bordi dhe Menaxhmenti mbeten të përkushtuar që siguria dhe shëndeti i punëtorëve të jenë prioritet absolut i Korporatës. Asnjë objektiv operacional apo i prodhimit nuk mund të jetë mbi sigurinë dhe jetën e punëtorëve.

Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

JU REKOMANDOJMË

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare

Pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare
22/08/2026 - 17:28

Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje të vendit. Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim...

Më shumëDetails

“Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

“Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK
22/08/2026 - 17:02

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh, është varrosur dje në Varrezat e Qytetit në...

Më shumëDetails

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në Taranto: Kënaqësi të shohim përkushtimin e tyre – Urojmë të kthehemi me medalje
22/08/2026 - 16:56

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare. Haxhiu është shprehur se...

Më shumëDetails

Videoja në rrjete sociale zbuloi shoferin, policia e gjobit me 100 euro

Videoja në rrjete sociale zbuloi shoferin, policia e gjobit me 100 euro
22/08/2026 - 16:48

Një shofer është gjobitur me 100 euro dhe një pikë negative pasi u kap duke kryer veprime të rrezikshme në komunikacion në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Rasti u...

Më shumëDetails

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit
22/08/2026 - 16:17

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi duhet të rikthehet në postin e Presidentit të Kosovës pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj...

Më shumëDetails

Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata është për veç për sherr

Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata është për veç për sherr
22/08/2026 - 16:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas aksioneve të fundit që rezultuan me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë