Rasti u bë i ditur pasi pamjet e automjetit u publikuan në rrjetet sociale.
Në video shihet se drejtuesi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndërmori veprimet për identifikimin e shoferit, i cili u identifikua dhe më 21 gusht 2026 iu shqiptua masa ligjore.
Policia apelon te shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.













