Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet për automjete në dalje janë 180 deri në 200 minuta, që i bie rreth 3 deri në 3 orë e 20 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri në 1.3 kilometra.
Në Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 90 minuta, ose 1 orë e 30 minuta, me kolonë deri në 1.2 kilometra.
Në Jarinje, pritjet në dalje janë 50 deri në 60 minuta, pra deri në 1 orë, ndërsa kolona raportohet deri në 900 metra.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra. Në Vërmicë janë 5 deri në 8 minuta, ndërsa në Bërnjak, Glloboqicë, Han të Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë dhe Qafë të Morinës pritjet janë kryesisht deri në 5 minuta.














