Baloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat se Thaçi do të rikthehet në këtë post janë “injorancë totale” ose “mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme”.
“Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet”, ka shkruar Baloku.
Ai ka kritikuar gjithashtu opozitën, duke thënë se ajo duhet të kritikojë dhe të propozojë alternativa, e jo “ta mashtrojë publikisht opinionin”.
“Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetëm një mashtrim i hapur”, ka përfunduar ai.














