Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim

23/08/2026 - 16:30
në Kryesore, Lajme
A A
Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Brenda më pak se dy muajve, tri familje kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa së fundmi vendi u trondit edhe nga vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas lëndimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës. Deri në momentin e publikimit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka reaguar publikisht për asnjërin prej këtyre rasteve.

Rasti i parë në KEK kishte ndodhur më 8 korrik, kur Milazim Binaku pësoi lëndime të rënda gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Pas disa ditësh trajtim në QKUK, ai ndërroi jetë më 16 korrik.

Më 16 gusht, punëtori Haxhi Gojnovci humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa vetëm katër ditë më vonë u regjistrua edhe viktima e tretë.

Arbenit Ahmeti ndërroi jetë pasi, sipas KEK-ut, gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ra në kontakt me tensionin elektrik. Pavarësisht intervenimit dhe dërgimit për trajtim mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve.

Tri raste fatale brenda një periudhe të shkurtër kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë në punë, masat parandaluese dhe përgjegjësinë institucionale në KEK.

Për këto raste kanë reaguar deputetë nga LDK, PDK dhe AAK, duke kërkuar më shumë siguri për punëtorët dhe mbikëqyrje më të fortë në vendet e punës me rrezik të lartë.

Ndërkohë, të dielën ndërroi jetë edhe zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë pas një aksidenti të pësuar gjatë kryerjes së detyrës në Malishevë.

Për vdekjen e Kryeziut kanë reaguar drejtues të Policisë, Sindikata e Policisë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, deputetë, kolegë dhe familjarë, duke e kujtuar atë si zyrtar të përkushtuar dhe shembullor.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit nuk është bërë publik ndonjë reagim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti as për vdekjen e Kryeziut dhe as për tri rastet fatale në KEK.

Mungesa e një reagimi ka marrë vëmendje edhe për faktin se Kurti kishte reaguar publikisht për incidente të tjera, përfshirë një rast në Vlorë, ku disa pushues ishin lënduar pas përfshirjes së një hoteli nga zjarri.

Rastet e fundit kanë rikthyer debatin për sigurinë në punë, mbrojtjen e zyrtarëve gjatë kryerjes së detyrës dhe përgjegjësinë institucionale pas ngjarjeve me pasoja fatale./Sinjali

JU REKOMANDOJMË

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru
23/08/2026 - 17:30

Policia e Ferizajt ka mbështetur sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve gjatë një aksioni të përbashkët për kontrollin e transportit të masës...

Më shumëDetails

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së
23/08/2026 - 17:03

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin...

Më shumëDetails

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë
23/08/2026 - 16:32

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të...

Më shumëDetails

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
23/08/2026 - 15:50

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
23/08/2026 - 15:42

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat, sipas...

Më shumëDetails

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
23/08/2026 - 15:19

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë