Policia e Ferizajt ka mbështetur sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve gjatë një aksioni të përbashkët për kontrollin e transportit të masës drusore.
Kontrollet janë zhvilluar në tregun javor në fshatin Dardani, ku ekipet kanë ndaluar gjashtë mjete bujqësore, përkatësisht traktorë me rimorkio, që po transportonin dru pa dokumentet e nevojshme.
Pas ndërhyrjes së policisë, mjetet janë shoqëruar deri në objektin e Agjencisë së Pyjeve në Ferizaj. Aty është kryer matja dhe pranimi i sasisë së drurit të konfiskuar.
Ndërkaq, zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve kanë vazhduar me procedurat administrative dhe inspektuese, duke përgatitur procesverbalet përkatëse për rastin.













