Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë

24/08/2026 - 09:08
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, teksa po vazhdon aksioni i tyre duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka thënë se sot bashkë me kolegët e tij të PDK-së dhe Aleancës si dhe me një grup të studentëve që iu janë bashkuar, po kundërshtojnë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës që ka thënë se po ndodh tash e gati një muaj.

“Ne jemi këtu pranë Qeverisë ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka uzurpuar zyren më të lartë ekzekutive në Kosovë, zyrën e kryeministrit. Në anën tjetër, ai ka bllokuar formimin e organit më të lartë të shtetit, Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk është statuti i VV-së, ajo nuk interpretohet sipas disponimit politik të VV-së, as sipas disponimit politik të asnjë shumice parlamentare. Kushtetuta në thelb është koncept kundër-mazhoritar, që do të thotë se sa do e madhe të jetë ajo shumicë, ajo përsëri i nënshtrohet Kushtetutës.”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se një parti edhe po t’i ketë fituar 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ajo duhet të zhvilloj lojën politike brenda Kushtetutës.

“Fatkeqësisht, demorkacia e Kosovës sot po cenohet, rendi kushtetues është përmbysur tërësisht dhe njerëzit janë në pritje për të nxjerr Kosovën nga kjo krizë. Ne kemi thënë edhe vitin e kaluar që Kosova është në krizë dhe Kosova po vazhdon të mbetet në Krizë”, ka shtuar Gruda.

Ai ka thënë se studentët që i janë bashkuar sot protestës, në 2020-tën kur Kurti i ka fituar zgjedhjet kanë qenë në gjimnaz ose shkollë fillore, ndërsa sot si student shohin të vazhdoj e njëjta krizë.

“Dikush që në 2020-tën kur ka fituar Albin Kurti ka qenë nxënës, sot mund të jetë i diplomuar në universitet dhe pret ta gjej një vend pune. Në fakt, e vetmja gjë që i është ofruar pas diplomimit është largimi nga Kosova. 300 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën për 5 vite. Ky nuk është migrim, as lëvizje e njerëzve por zhvendosje masive e njerëzve prej Kosovës. Kjo ndodh sepse përveç keq-qeverisjes, sot është përmbysur rendi kushtetues. Si mund të pres një i ri që ka ardh sot me ne këtu, që të bëhet diçka për të e familjen e tij, prindërit e tij për një vend pune që kërkon pas diplomimit kur olrgani kryesor i vendit mbahet i bllokuar”, ka shtuar Gruda.

Ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit, shkelja e një afati kushtetues, nuk është çështje normale por simptomë e një pushteti anarkik, autoritar që nuk njëh asnjë normë, e sipas tij përmbys çdo normë, nuk ka respekt për qytetarin e Kosovës dhe votuesin e tij.

“Duhet të jesh krenar kur njerëzit të japin 53 deputetë, edhe duhet të jesh i përulur. S’duhet të presësh të zbardh dita për të nisur punën e jo të zësh arsye për t’iu shmangur përgjegjësisë. Do të ishte nder i madh për të marrë besimin popullor, ata njerëz që kanë votuar sot janë zhgënjyer. Qytetarët e Kosvoës sot po presin para një krize që ka filluar para më shumë se një vit e gjysmë, dy vjet dhe nuk dihet kur do të përfundoj. Prandaj, ne jemi sot me vendosmëri dhe të palëkundur këtu për të treguar që Kosova dhe shoqëria kosovare ka forcë, opozita politike ka forcë, neve do të na bashkohen shumë njerëz dhe në një moment ky shesh do të jetë plotë. Por, ai moment do të jetë moment të cilin Kosova nuk ka nevojë ta përjetoj, sepse mund të jetë një moment i pakëndshëm për të gjithë neve, ku plotë njerëz të vinë këtu para derës së Qeverisë”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se mund të ketë një protestë më masive.

“Ne sot po provojmë me një metodë që e bën një shoqëri normale. Ne jemi një shoqëri e lirë, dramat, përplasjet i kemi kaluar, i kemi vuajtur rëndë. Protestimi në këtë formë paqësore, është për të ngritur një alarm që në një moment këtu mund të ketë shumë njerëz të cilët edhe mund të jenë të revoltuar. Prandaj, edhe sot i bëjmë thirrje deputetit Albin Kurti që ta lejoj deputetin Avni Dehari që ta thërras seancën e Kuvendit të Kosovës sepse ky është një absurd të cilin ne nuk e pranojmë”, ka shtuar Gruda.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 11:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, ku një çift mbeti i plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë
24/08/2026 - 11:06

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Jetlira Foniqi-Bytyqi humbi jetën si pasojë e plagëve...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
24/08/2026 - 10:32

Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij mbrëmë rreth orës 00:17. Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit

E trishtë | Kjo është gruaja shtatzënë që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit
24/08/2026 - 09:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës, ku një grua e re humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda shtëpisë së saj....

Më shumëDetails

Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
24/08/2026 - 09:43

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
24/08/2026 - 09:31

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë