Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa farmacist dhe me dokument të kontestueshëm – barnatorja “CFO Green Njësia 39” kapet në shkelje nga Inspektorati Farmaceutik

24/08/2026 - 14:20
në Lajme
A A
Pa farmacist dhe me dokument të kontestueshëm – barnatorja “CFO Green Njësia 39” kapet në shkelje nga Inspektorati Farmaceutik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ankesë e ka çuar Inspektoratin Farmaceutik në barnatoren “CFO Green Njësia 39” në Vushtrri.  Ajo që inspektorët kanë gjetur aty ka ngritur disa probleme njëherësh mungesë të farmacistit, dokument të kontestueshëm për zëvendësim dhe dispensim të një produkti që i nënshtrohej recetës së mjekut. Inspektimi është kryer më 4 maj 2026 në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, raporton Front Online.

Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik

Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren CFO Green – Njesia numer 39

Në momentin kur inspektorët kanë hyrë, barnatorja ishte e hapur, por shërbimet po ofroheshin nga dy teknike farmacie: Diellza Kamberi dhe Arjana Ismaili. Farmacistja përgjegjëse, Rozanë Spahiu, nuk ishte e pranishme.  Pas fillimit të inspektimit në subjekt është paraqitur farmacistja Gentianë Rama-Rrustemi. Sipas raportit, ajo fillimisht nuk ka paraqitur dokument apo autorizim që dëshmonte angazhimin e saj si farmaciste zëvendësuese. Më vonë është printuar një dokument që pretendohej se ishte autorizim për praninë e saj. Por Inspektorati evidenton një problem: dokumenti kishte mangësi përmbajtësore, nuk përcaktonte periudhën kohore për kryerjen e detyrave gjatë mungesës së farmacistit përgjegjës dhe disa rubrika ishin plotësuar manualisht.  Një element tjetër i rëndësishëm doli nga kontrolli i kuponit fiskal të datës 28 mars 2026. Nga verifikimi rezultoi se ishte dispensuar një produkt medicinal që i nënshtrohej recetës së mjekut. Kur inspektorët kërkuan të dinin se kush e kishte bërë dispensimin, stafi i pranishëm nuk deklaroi se kush e kishte kryer atë. Sipas raportit, Inspektorati konstatoi se barnatorja kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ligjin për Shëndetësi dhe Udhëzimin Administrativ për qarkulluesit farmaceutikë me pakicë.  Raporti shoqërohej me Vendimin me gjobë nr. 10/KT-005-26. Inspektorati kërkoi që barnatorja të operonte vetëm sipas legjislacionit dhe që për plotësimin e rekomandimeve të njoftohej me shkrim.

Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 66

JU REKOMANDOJMË

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat
24/08/2026 - 16:00

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë
24/08/2026 - 15:37

Hetimet paraprake për rastin tragjik të vdekjes së punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, 32-vjeç, kanë zbuluar se korporata nuk i kishte pajisur me pajisje...

Më shumëDetails

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis
24/08/2026 - 15:19

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të rreth 80 kilogramëve kanabis. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
24/08/2026 - 15:06

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë. Në këtë reagim, Aleanca ka...

Më shumëDetails

Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 14:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës dhe mbarë vendin. Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeçare dhe 34 javëshe shtatzënë, ka humbur jetën pasi u plagos me...

Më shumëDetails

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit
24/08/2026 - 14:55

Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan. Babë e bir u liruan nga akuzat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë