Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, në vlerë prej 3.3 milionë eurosh, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Postimi i plotë:
3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat 🏠🏢
✍️Sot, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, nënshkruam marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, në vlerë prej 3.3 milionë eurosh.
Ky projekt me rëndësi të madhe për familjet që kanë më së shumti nevojë do të përfshijë:
➡️Ndërtimin e 36 njësive të reja të banimit (ndërtesa)
➡️Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social
➡️Renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme
➡️Rindërtimin e shtëpive private për familjet e cenueshme
🤝Falënderoj ministren Fitore Pacolli Dalipi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë.
Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti ynë qeverisës.✅













