Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

24/08/2026 - 17:13
në Lajme
A A
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur mbështetjen për familjet e personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, duke mirëpritur punën e institucioneve kosovare për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në një reagim në Facebook ka thënë se qëndron pranë familjeve të personave të zhdukur dhe mbështet përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre, pas shumë vitesh pasigurie.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e atyre që ende janë të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta, pas shumë vitesh pasigurie”, thuhet në reagim.

Londra ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për gjetjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe ekzaminimet forenzike dhe testimet e ADN-së që synojnë identifikimin e tyre.

Mbetje mortore të 23 personave u gjetën në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën se mbetjet mortore të gjetura gjatë gërmimeve në Zubin Potok përkojnë me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, i zhdukur në veri të Kosovës gjatë luftës.

Kurti ka bërë të ditur se gërmimet, të cilat zgjatën katër javë, kanë përfunduar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që vlerësohet se u përkasin së paku 23 personave.

Sipas Kurtit, këta persona dyshohet se janë viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Numri 23 përkon me atë që njihet si ‘Grupi i intelektualëve’, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë, identifikimi përfundimtar i mbetjeve mortore pritet të kërkojë edhe disa muaj, pasi ato duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike dhe analizave të ADN-së.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezantoi të hënën në Prishtinë raportin lidhur me procesin e gërmimeve në Zubin Potok.

JU REKOMANDOJMË

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
24/08/2026 - 18:51

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me polemikat e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e...

Më shumëDetails

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
24/08/2026 - 18:27

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.Kadriaj ka thënë...

Më shumëDetails

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim
24/08/2026 - 17:57

Afera e tenderit mbi 15 milionë euro për furnizim me derivate, ku kompania “IP Petrol” dyshohet se përdori një dokument të falsifikuar të “British Petroleum”, tashmë ka mbërritur...

Më shumëDetails

Pritje deri në 40 minuta në Muçibabë dhe 30 minuta në Dheu i Bardhë

Mbi 2 orë pritje e kolona 1300 metra, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare
24/08/2026 - 17:26

Fluksi në pikat e kalimit kufitar ka sjellë pritje më të gjata për automjetet në disa prej pikave kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
24/08/2026 - 17:01

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Shpëtim Syla....

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë një person për vdekjen në vendpunishte të një punëtori në Veternik

Ndalohet për 48 orë një person për vdekjen në vendpunishte të një punëtori në Veternik
24/08/2026 - 16:48

Një punëtor ka humbur jetën të hënën në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë