Fluksi në pikat e kalimit kufitar ka sjellë pritje më të gjata për automjetet në disa prej pikave kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Muçibabë, ku për hyrje në Kosovë pritet deri në 40 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 300 metra. Në dalje, pritjet janë rreth 20 minuta, me kolonë deri në 150 metra.
Pritje të shtuara ka edhe në Dheu i Bardhë, ku automjetet në hyrje presin rreth 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 30 minuta. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 100 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje.
Ndërkohë, në pikën kufitare Merdarë pritjet në dalje janë deri në 15 minuta, ndërsa në Jarinje pritjet shkojnë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht të shkurtra, nga 1 deri në 7 minuta, ndërsa për kamionë nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona.
Udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre dhe të kenë parasysh mundësinë e ndryshimit të fluksit gjatë ditës.












