Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë

24/08/2026 - 19:32
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu: Më 16 shtator shpresoj që liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk ka pasur besim në këtë gjykatë, duke e cilësuar atë si një gjykatë politike.Musliu, në emisionin “Five”, tha se që në fillim e kishte kundërshtuar themelimin e saj, ndërsa sipas saj, gjatë këtyre gjashtë viteve gjykata nuk ka dëshmuar të kundërtën.
“Duke mos i besuar kësaj gjykate edhe në gjenezë, e kam refuzuar edhe atëherë në fillim votimin. Thellë në veten time nuk i kam besuar asnjëherë dhe kam parë themelimin e kësaj gjykate si gjykatë politike. Që gjashtë vite kjo gjykatë nuk ka dëshmuar të kundërtën, çdo ditë e më tepër e ka dëshmuar që është gjykatë politike”, tha Musliu.Ajo u shpreh se tashmë procesi ndodhet në fazën e fundit dhe tha se shpreson që vendimi përfundimtar të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.
“Jemi në 100 metrat e fundit të punës së kësaj gjykate. Nuk dua të tingëlloj pesimiste. Uroj me zemër dhe pres e lutem çdo ditë që të paktën fundin kjo gjykatë ta ketë të drejtë dhe liderët e UÇK-së të kthehen triumfues në vendin e tyre”, deklaroi ajo.Musliu tha se qytetarët e Kosovës janë në ankth në pritje të vendimit, duke e cilësuar këtë si një emocion të papërshkrueshëm.
“Ekziston frika, por edhe optimizmi është i jashtëzakonshëm që më 16 shtator do të kthehen edhe më krenarë se çdoherë më parë. Dhe Kosova do t’i presë ashtu siç i ka hije”, tha Musliu.Ajo shtoi se pret që më 16 shtator Kosovës t’i rikthehet, sipas saj, dinjiteti, krenaria dhe e drejta për të qenë shtet i lirë, i pavarur dhe sovran.
“Shpresoj që me këtë numërim mbrapsht qytetarët e Kosovës ta kuptojnë se ora historike më e madhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është duke u numëruar mbrapsht”, u shpreh Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
27/11/2026 - 14:51

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Shiroka Pula...

Më shumëDetails

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
27/11/2026 - 13:55

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë kohës në shtëpinë...

Më shumëDetails

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
27/11/2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.Çitaku...

Më shumëDetails

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
27/11/2026 - 13:25

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë...

Më shumëDetails

Isa Mustafa kritikon debatin për vrasjet e pasluftës: Nuk i shërben kësaj çështjeje

27/11/2026 - 12:41

Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa...

Më shumëDetails

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?
27/11/2026 - 12:36

Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shkolluar ushtarakisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të jetë komandanti i ri i FSK-së. Gazeta Nacionale ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë