Inspektorati i Mitrovicës së Veriut ka ndaluar sot punimet e një objekti banesor në Lagjen e Boshnjakëve, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Leja për ndërtimin e objektit ishte dhënë në kohën e ish kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Inspektorati i kësaj komune ka urdhëruar pezullimin e punimeve, meqë pretendohet se leja për rrënim e lëshuar më parë kishte skaduar më 18 gusht 2025 dhe se kontraktori nuk e kishte rinovuar lejen për prishjen e ndërtesave që ndodheshin në pronën e komunës.
Siç mëson Veriu.info në terren ka pasur mosmarrëveshje në mes të zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës dhe se disa zyrtarë të komunës janë në stacionin e Policisë.
Veriu.info ka kontaktuar me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se zyrarët pas intervistimit janë liruar dhe se punimet do të vazhdojnë, tha shkurt Elshani për Veriu.info.














