Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është 19-vjeçari që u ndal pranë Kompleksit “Adem Jashari” – 9 gëzhoja në Audi çuan Policinë deri te bastisja e shtëpisë

25/08/2026 - 14:55
në Lajme
A A
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kontroll policor në orët e hershme të mëngjesit në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, në afërsi të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ka përfunduar me shoqërimin e disa personave në stacion dhe bastisjen e shtëpisë së një 19-vjeçari.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Elionit Buzhala, rreth 19-vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armëve.

Gjithçka nisi rreth orës 03:45 të 25 gushtit, kur një patrullë policore që po kalonte nëpër Lagjen Jashari, pranë Kompleksit Memorial, vërejti disa persona të ulur aty afër.

Zyrtarët policorë vendosën t’i verifikojnë dhe t’i kontrollojnë. Te personat nuk u gjet asgjë e dyshimtë, por kontrolli nuk përfundoi me kaq.

Policët kontrolluan edhe një Audi të zi me targa të huaja që lidhej me personat e ndaluar.

Pikërisht aty u bë gjetja që e ndryshoi rrjedhën e kontrollit.

Në derën e pasagjerit u gjetën nëntë gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilat sipas të dhënave policore dyshohet se i përkisnin një pistolete me gaz.

Gëzhojat u sekuestruan, ndërsa personat u shoqëruan në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim.

Pas përfshirjes së hetuesve dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, hetimi u zhvendos edhe në shtëpinë e Buzhalës.

Me urdhër të Prokurorit, Policia kreu bastisjen e shtëpisë së 19-vjeçarit, por gjatë kontrollit nuk u gjet ndonjë send tjetër i dyshimtë.

Rasti është iniciuar për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, Buzhala është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
25/08/2026 - 15:47

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë mijë euro, të cilat Fatmir Sheholli i kishte...

Më shumëDetails

Faqja 58 e aktakuzës së Shehollit: Plani i RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit brenda burgjeve të Serbisë

Faqja 58 e aktakuzës së Shehollit: Plani i RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit brenda burgjeve të Serbisë
25/08/2026 - 15:29

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndryshe nga interpretimi i eksponentëve të Vetëvendosjes se kinse...

Më shumëDetails

Telashet me drejtorin e Agjencisë Kadastrale: Fitore Pacolli kapet duke shkelur ligjin

Telashet me drejtorin e Agjencisë Kadastrale: Fitore Pacolli kapet duke shkelur ligjin
25/08/2026 - 15:19

KPMShCK ka shfuqizuar vendimin për caktimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ka konstatuar shkelje procedurale në veprimet e ministrisë. Faik...

Më shumëDetails

Haxhiu i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kryeziu: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
25/08/2026 - 15:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kryeziu me rastin e vdekjes së Eqrem Kryeziut, ish-kryetarit të Prizrenit. Në telegram, Haxhiu...

Më shumëDetails

OVL-UÇK kundër pjesëmarrjes së Kurtit në marshin për UÇK-në

OVL-UÇK kundër pjesëmarrjes së Kurtit në marshin për UÇK-në
25/08/2026 - 15:00

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati, ka deklaruar sot se organizata do ta mbështesë protestën e paralajmëruar për 12 shtator 2026, në mbështetje të...

Më shumëDetails

Policia ndal disa persona pranë Kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz – në Audi gjen 9 gëzhoja, bastiset shtëpia e 19-vjeçarit

Policia ndal disa persona pranë Kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz – në Audi gjen 9 gëzhoja, bastiset shtëpia e 19-vjeçarit
25/08/2026 - 14:42

Një kontroll policor në orët e hershme të mëngjesit pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Poshtëm ka çuar në inicimin e një rasti për armëmbajtje pa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë

    Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë