Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë

25/08/2026 - 16:08
në Lajme
A A
Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku thanë pas një takimi në Kuvend para një jave se do të flisnin me partitë e tyre për Presidentin e ri, përpara se të takoheshin sërish për të vënë në tavolinë emra konkretë. Që nga ajo ditë, ata nuk u takuan më.

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para një jave iu rikthyen takimeve për çështjen e Presidentit, por që atëherë, ata nuk janë ulur më përballër njëri-tjetrit.

Nuk pati asnjë tregues se Kurti dhe Abdixhiku i vazhduan diskutimet në forma të tjera, apo nëse zhvilluan ndonjë takim të ri, të paparalajmëruar, që prej të martës së javës së kaluar.

LVV-ja dhe LDK-ja deri në publikimin e këtij artikulli nuk iu përgjigjën interesimit të Gazetës Express nëse pritet të zhvillohet ndonjë takim i ri mes dy liderëve.

Kurti dhe Abdixhiku pasditen e 18 gushtit zhvilluan takimin e radhës, të parin prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

Pas takimit për ta gjetur një emër konsensual jopartiak për President, u tha se dy liderët kishin diskutuar për profilin potencial që do të duhej ta kishte kreu i ri i shtetit, duke paralajmëruar se në takimin e ardhshëm do të flisnin për emra konkretë.

Kurti tha pas atij takimi se pa “vullnetin e LDK-së” për t’i sjellë vendit një president të ri.

“Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë dhe në profesione të caktuara”, tha ai.

Tha se kishin diskutuar “hollësisht” dhe “thellësisht” për “kriteret që duhet t’i ketë figura presidenciale” dhe “sektorët e ndryshëm të shoqërisë dhe profesioneve”. Por, meqë “është proces shumë i ndjeshëm”, Kurti tha se nuk mund të fliste më shumë se kaq, “pa shkuar në konsultime te subjektet tona”.

“Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”, tha ai.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se ishin dakorkuar që në takimin e ardhshëm të shkonin “me emra konkretë”.

“Nuk duam një president të parëndësishëm por një figurë që është e respektuar dhe e ushtron më dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Kosova ka figura të tilla, por gjendja dhe çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative me shoqërinë secili në mënyrë e vet para se të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm. E di që fokusi është për emra specifikë, për këtë na duhet ende kohë. E mira është se gjërat janë shumë më të qarta, kërkojmë vetëm stabilitet institucional. U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme por në fund të ketë një emër”, tha ai.

Sikurse Kurti, Abdixhiku deklaroi se në atë takim kishin diskutuar “me vullnet të mirë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës”.

“Ka vullnet të dyanshëm rreth këtij profili se si duhet të duket. Këto kritere janë të qarta; një president që e do Republikën, e mbron Republikën, e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi vonë shumë, çështja e presidentit duhet ta lirojë Kosovën. Nuk kemi folur për emra”, tha ai.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 qershorit, të cilat u mbajtën për shkak të moszgjedhjes së Presidentit brenda afatit kushtetues, ende nuk është konstituuar Kuvendi.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi tha se do të ishte e padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e caktoi për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi.

LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”
25/08/2026 - 16:58

Fatmir Sheholli do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh. Në...

Më shumëDetails

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
25/08/2026 - 16:38

Analisti politik dhe profesori Blerim Laitfi ka reaguar pas publikimit të informatave nga dosja për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Latifi thotë se plani i madh i BIA-s që...

Më shumëDetails

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit
25/08/2026 - 16:30

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Në dosjen e Prokurorisë Speciale flitet për misionin e...

Më shumëDetails

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
25/08/2026 - 16:18

Një postimi i ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, lidhur me riparimin e disa vagonëve ka nisur një përplasje në skenën politike. Në dokumentin e publikuar nga Haradinaj, kuptohej...

Më shumëDetails

Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
25/08/2026 - 15:47

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë mijë euro, të cilat Fatmir Sheholli i kishte...

Më shumëDetails

Faqja 58 e aktakuzës së Shehollit: Plani i RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit brenda burgjeve të Serbisë

Faqja 58 e aktakuzës së Shehollit: Plani i RDB-së serbe për rekrutimin e Albin Kurtit brenda burgjeve të Serbisë
25/08/2026 - 15:29

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndryshe nga interpretimi i eksponentëve të Vetëvendosjes se kinse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë