Analisti politik dhe profesori Blerim Laitfi ka reaguar pas publikimit të informatave nga dosja për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Latifi thotë se plani i madh i BIA-s që është gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit tregon atë që është paralajmëruar ndërvite, e që ndërlidhet me projektin e Serbisë për radikalizmin islamik në Kosovë.
Ky projekt, Latifi thotë se është për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizmit të shoqërisë kosovare.
Reagimi i plotë:
Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit. Konfirmim i plotë i asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë kosovare.
Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni. Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë.
Ja plani i marrë nga dosja e prokurorisë dhe i botuar sot në media:
“Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive . Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël, fëmijë dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Djeneral Jankovic, Kaçanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptarë kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të aktivizohen në Islam.
Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi Shqiptare me ndikim në Sport, media muzike dhe politike. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.
Në vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do teë arrijmë që t`i ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën.
Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”.














