Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

25/08/2026 - 18:42
në Kryesore, Lajme
A A
Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatmir Sheholli, i dyshuari për spiunazh te Serbia, në disa fletore xhepi kishte mbajtur shënime të rregullta për çështjet që lidheshin me sigurinë, politikën dhe informacione konfidenciale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, nga 22 fletore të vogla janë evidentuar dorëshkrime të Shehollit në gjuhët shqipe dhe serbe. Në njërën prej fletorëve ishte përmendur edhe Diga e Ujmanit.

“Nga dëshmia A#18 janë evidentuar gjithsej 22 fletore të vogla (fletori xhepi) të llojeve të ndryshme ku ka shënime të ndryshme – dorëshkrime në gjuhën shqipe dhe serbe”, thuhet në aktakuzën prej 80 faqesh të Prokurorisë Speciale.

Në aktakuzë thuhet se nga analizimi i fletorëve të sekuestruara nga i pandehuri Fatmir Sheholli rezulton se ai ka mbajtur shënime të shumta që lidhen me çështje të sigurisë, politikës dhe informacione konfidenciale, duke evidentuar emra personash, numra telefoni, të dhëna operative dhe kalkulime financiare, e që janë forma tipike të spiunimit.

“Në shënime janë gjetur informacione që lidhen me aktivitetet e institucioneve të sigurisë serbe, masat e survejimit ndaj personaliteteve politike shqiptare, veprimtarinë e agjentëve serbë, si dhe të dhëna që lidhen me infrastrukturën kritike, përfshirë Digën e Ujmanit”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, përmbajtja tregon se Sheholli kishte interesim të vazhdueshëm për mbledhje informacionesh.

“Përmbajtja e këtyre shënimeve tregon interesim të vazhdueshëm të të pandehurit për mbledhjen, ruajtjen dhe sistemimin e informacioneve të natyrës së sigurigë, të cilat për nga karakteri dhe përmbajtja konfirmojnë se i pandehuri ka ndërmarrë veprime të spiunazhit”, thuhet në aktakuzë.

Detajet e tjera të aktakuzës

Hetime, dëshmi dhe një dosje prej 80 faqesh shpërfaqin dyshimet për përfshirjen e thellë të Fatmir Shehollit në spiunazh dhe shantazh.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të cilën e ka siguruar Paparaci, Fatmir Sheholli dyshohet se vepronte nën urdhrat e Bojan Dimiqit, zyrtarit të lartë të shërbimit inteligjent serb (BIA). Dyshohet edhe për shantazhin e një biznesmeni nga Podujeva.

Për këto veprime, ai akuzohet për veprat penale të “spiunazhit” dhe “shantazhit”.

Në shtatorin e vitit 2025, Sheholli dyshohet se pranoi një material nga BIA, i cili synonte ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 12 tetorit të vitit të kaluar, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, raporton Paparaci.

Materiali përmbante audio dhe transkripta bisedash të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që udhëhiqej nga ministri Nenad Rashiq.

Sheholli pranoi pesë mijë euro të holla për zbatimin e udhëzimeve të zyrtarëve të BIA-s, bazuar në dosjen e Prokurorisë.

Materialet ia dorëzoi gazetarit Milaim Zeka, bashkë me një mijë euro.

“[…] në atë mënyrë që më datë. 26.09.2025, rreth orës 14:00, i shoqëruar nga një anëtar i familjes së tij, dhe duke përdorur automjetin e markës “Audi”, ka udhëtuar për në Mitrovicën e Veriut, dhe në parkingun e Shkollës Teknike, në afërsi të kafiterisë “Sindikata”, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të destinuara për komprometimin e tyre, si dhe shumën prej 5,000.00 euro si shpërblimi për kryerjen e kësaj detyre”, thuhet në aktakuzë.

“I cili pastaj në zbatim të udhëzimeve të marra nga zyrtari i BIA-së, materialet ia ka dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1,000.00 euro, duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij “Pa Rrotlla”, dhe atë vetëm disa ditë para ditës së votimit për zgjedhjet lokale, çka përmes këtyre veprimeve konkrete të ndërmarra në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, i pandehuri Sheholli, ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet në dosje.

Sheholli dyshohet edhe për veprën penale të shantazhit.

Viktimë e tij dyshohet se ishte biznesmeni nga Podujeva, Arben Jetullahu, pronar i kompanisë “ABC” e cila në të kaluarën kishte bashkëpunuar me kompaninë “RAD”, të lidhur me njerëzit e afërm të Millan Radoiçiqit.

Sipas aktakuzës, Sheholli i kërkonte Jetullahut 13 mijë euro duke e shantazhuar me publikimin në media të disa video-incizimeve dhe informacioneve që do të “dëmtonin reputacionin dhe autoritetin” e tij.

“I pandehuri Fatmir Sheholli, gjatë vitit 2022, e në vazhdimësi deri në muajin dhjetor 2025, përfshirë edhe periudhën sa ndodhej nën masën e paraburgimit, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka shantazhuar tani të dëmtuarin Arben Jetullahu, pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13,000.00 euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit, përmes kërcnimit se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit”, thuhet në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

“VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin”

“VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin”
25/08/2026 - 19:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për të shkuar në zgjedhje. Por, sipas Gjinit po shikojnë mënyra që kujt t’ia lënë fajin...

Më shumëDetails

Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator

Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
25/08/2026 - 19:36

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ku kanë diskutuar për organizimin e “Marshit për...

Më shumëDetails

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
25/08/2026 - 19:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Joe DioGuardi, kongresistin amerikan që u angazhua për vite me radhë në avokimin e të...

Më shumëDetails

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
25/08/2026 - 19:14

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në Prishtinë, Gjeneralin italian Roberto Vergori, i cili do ta pasojë Ulutasin në pozitën e Komandantit të KFOR-it. Ky takim...

Më shumëDetails

“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA

“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA
25/08/2026 - 19:03

Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, ka përshkruar veprimet që, sipas saj, i pandehuri i ka kryer më 26 shtator 2025...

Më shumëDetails

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
25/08/2026 - 18:58

Milaim Zeka ka deklaruar se 1 mijë eurot që i ka marrë nga Fatmir Sheholli, kane qenë për përkthimin e materialit. Milaim Zeka ka thënë se ato 1...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë